Ja sa kilogram trëndafila duhen për një shishe Chanel No. 5

574
Sigal

Chanel No 5 u krijua në vitin 1921 për Coco Chanel nga specialisti Ernest Bo. Ky ishte i pari kompozim aromash i përbërë nga një përzjerje lulesh dhe kimikatesh.

Sot, ky është një nga parfumet më të famshëm në histori dhe ndër më të shiturit.Sipas kompanisë, në botë shitet çdo 55 sekonda një shishe Chanel No. 5.

Deri tani, Chanel No. 5 i ka qëndruar provës së kohës. Dhe gjatë viteve është bërë më i shituri në botën e parfumeve.

Për të nxjerrë një kilogram esencë duhen 400 kilogram trëndafila, pra për një kuti të tillë të vogël duhen më shumë se 3 ton trëndafila.

Trëndafilat nuk janë dosido. Duhet të jenë trëndafila që çelin vetëm në muajin maj dhe që rriten vetëm në qytetin Grasse në Francë.

Franca është e shquar dhe njihet si kryequyeti i parfumeve.

Çdo mëngjes, për tre javë, mbledhësit punojnë dyshe-dyshe për të mbushur përparëset me lulet e sapoçelura të 50,000 bimëve trëndafili. Çdo mbledhës mbledh thuajse 5kg lule për orë (1kg trëndafila janë rreth 350 lule).

Më pas, trëndafilat transferohen nga përparëset në thasë bezeje me kujdes të jashtëzakonshëm që të mos shtypen. Në luftë kundër kohës, thasët peshohen para se petalet të shkrijnë nga nxehtësia.

Pasi peshohen, lulet hapen në tabaka të mbivendosura, zhyten në tretës, trazohen dhe nxehen në temperaturë të lartë.

Tretësi thith gjithë aromat që do të përdoren në parfumin final.

Pas ekstraktimit me tretës, formohet një dyllë i quajtur ‘beton.’ Magazinohet si të jetë thesar.

Nevojiten 400kg trëndafila për të nxjerrë 1kg dyllë. Më në fund, betoni transformohet në një lëng “absolut” që përdoret në formulimin e ekstraktit të Chanel No. 5.

Nëse doni të bëni më shumë llogari: 1kg dyllë prodhon 600g trëndafil absolut. Rezultati final: Chanel No. 5 në duart tuaja.