Sigal

Ja përse ti e tërheq aq shumë atë…

Ju keni lindur me tipare astrologjike në horoskopin tuaj të cilat një mashkulli do t’i duken tërësisht tërheqëse. A e dinit se çdo shenjë horoskopi ka diçka kaq tërheqëse dhe seksi në vetvete saqë çdokush në botë nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveç se të tërhiqet prej tyre? Është e vertetë!

Është dikush që nuk mjaftohet duke ju pasur, bazuar në shenjën tuaj të zodiakut. Mbase është sepse e bëni të qeshni, ose mbase jeni njeriu më i dashur që mund të ketë njohur, por kurdo që është me ju, ai nuk mund të bëjë asgjë tjetër përveç se t’ju pëlqejë çdo herë e më shumë.

Përveç cilësive fizike që tërheqin një mashkull që është e sigurt që nuk e kryesojnë listën, ka diçka më tepër se sa kaq, sepse pamja nuk është gjëja e vetme e nevojshme për të mbajtur një mashkull.

Ato për të cilat po flasim janë cilësitë ose tiparet astrologjike të personalitetit që keni, që ju mund të mendoni se nuk janë të rëndësishme, janë gjërat që ai përzgjedh menjëherë. Mendoni për kohën kur njohët apo dolët për herë të parë me të dashurin tuaj, çfarë ishte ajo që ju tërhoqi më shumë tek ai? Dikush mund të thotë që është humori ai që e bën të jepet pas dikujt.

Janë disa cilësi që ka secila shenjë e zodiakut që e fuqizojnë marrëdhënien, sepse ka mundësi që partneri juaj e shikon karakterin tuaj si diçka që e frymëzon të përpiqet më shumë dhe t’ju përngjasojë më shumë.

Vlen edhe e kundërta gjithashtu. Por nëse jeni kuriozë për të ditur se çfarë është ajo gjë tek ju që e bën atë kaq të dhënë pas jush, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit, vazhdoni të lexoni më poshtë.

Mund të mësoni diçka të re për veten!

Dashi

Besimi është ai që vret, persona të shenjës së Dashit. Ka diçka në lidhje me praninë tuaj që kur ju hyni në një dhomë, e njëjta prani thotë, “Unë nuk jam një shefe, unë jam shefja”, gjë që ia bën atij të pamundur që të mos i ngulë sytë.

Por vetëm për shkak se jeni të besueshme nuk do të thotë se jeni kryelarta dhe kjo bie në kontrast. Por duke qënë një Dash, duket se e dini gjithmonë se çfarë jeni duke bërë dhe ju keni aftësinë të bëni ndryshimin ndërmjet atyre të dyjave.

Ky besim që ju shfaqni shtrihet në çdo qoshe, nga jeta juaj dashurore, në jetën tuaj personale dhe në karrierë, madje dhe në kohën kur jeni të pasigurta në vetvete, ju nuk shfaqeni.

Aftësia juaj për të përqafuar ndryshimin dhe për t’u drejtuar nga e panjohura me kokën lart, është ajo që ju bën më tërheqëse, sepse çfarëdolloj gjëje që jeta ka për t’ju ofruar ju e përballoni me madhështi.

Demi

Dema, tipari më seksi që keni është ju gjithmonë i dilni për zot vetes. Si në qoftë kur kërkoni respekt nga familiarët dhe miqtë apo edhe kur viheni kunder çdokujt që ju ka bërë keq, ju nuk lejoni askënd që t’ju vërë në lojë.

Por pavarësisht kësaj, ju vazhdoni të jeni shumë të dashura dhe miqësore dhe nuk kërkoni arsye për t’u zënë me të tjerët.

Përveçse jeni në gjendje t’i dilni zot vetes shumë mirë në një situatë, ajo që ju bën tërheqëse është ngrohtësia juaj, është pothuajse sikur shpirti juaj shpreh një ngrohtësi të cilës ai do ta kishte të pamundur t’i rezistonte.

Jeni ai lloj personi që në mënyrë aktive jeni në kërkim të njerëzve që ju bëjnë të ndiheni të lumtura dhe të dashura, sepse ju e dini se ata janë të vetmit që do ta marrin ngrohtësinë e shpirtit tuaj dhe atij i pëlqen shumë kjo gjë.

Binjakët

Nuk mund të mohohet që ju ndryshoni mendje gjatë gjithë kohës. Dhe për fat të keq, duke patur sa një mendim një tjetër për të tjerët, ju bën të dukeni persona shumë të pavendosur në sy të atyre që duan t’ju njohin më shumë.

Por edhe pse e keni këtë vështirësi për t’u vendosur, kjo nuk është aspak një e metë, sepse ju jeni një alfa, gjë që atë e tërheq kaq shumë. Me siguri mund të mendoni se si mund të jetë pavendosmëria diçka tërheqëse, por edhe pse ju përpiqeni gjithmonë ta kundërshtoni veten, ju jeni edhe të sinqerta për veten.

Në vend që të krijoni një pamje të drejtuar për atë se çfarë doni në jetë dhe në marrëdhënie, jeni të gatshme t’i provoni të gjitha derisa të zbuloni se çfarë ju lumturon me të vërtetë.

Nëse kjo nuk është diçka seksi, atëherë çfarë mund të jetë!

Gaforrja

Ju jeni një shenjë e zodiakut që përdor zemrën e saj për të dehur mashkullin që ju pëlqen. Jeni persona që keni kaq shumë dashuri në zemrat tuaja sa e keni të pamundur ta mbani atë për vete.

Madje edhe miqtë tuaj e pranojnë se kur shpenzoni kohë bashkë, gjithmonë siguroheni që se të gjithë po kënaqen dhe janë të lumtur. Kështu, kur vjen puna tek takimet, ju jeni partnerja që e bëni për vete partnerin me ushqimet e gatuara në shtëpi, me puthjet e ëmbla të vogla tek hunda dhe netët romantike.

Kjo është mjaft tërheqëse dhe seksi në sytë e tij, jo vetëm sepse ai ka dikë që kujdeset kaq shumë për të, por edhe sepse dashuria që ju i shfaqni atij vlen më shumë se gjesti më i çmuar.

Plus, fakti që ndiheni kaq rehat kur jeni me të, sa mundet që thjesht të qëndroni në shtëpi dhe prapë për idenë e tij rreth dashurisë kjo është diçka romantike.

Luani

Gjëja më e mirë për ju në përgjithësi, Leo, është gjithashtu ajo që ju bën kaq tërheqëse në sytë e tij: humori juaj. Jo vetëm që mund t’i bëni pothuajse të gjithë të qeshin gati në çdo situatë, por gjithashtu dini të gjeni humorin edhe në jetë.

Në vend që të jeni shumë serioze për gjërat që e dini se nuk do të kenë më rëndësi pas një viti apo dy, ju shqetësoni që të nxirrni më të mirën prej secilës ditë. Sa herë që dikush sjell disa kujtime të bukura që keni pasur, ka shumë mundësi që të jeni ju arsyeja përse ato kujtime ishin kaq të mrekullueshme.

Ai shikon se si ju gjithmonë gjeni kohën për miqtë tuaj dhe pavarësisht të gjithave për të bërë qejf, kështu që nuk arrin dot që të mos tërhiqet prej jush. Për atë, gjëja më seksi tek ju është shpirti juaj i bukur që duket se nuk zbehet kurrë.

Virgjëresha

Gjëja më tërheqëse tek ju është pjekuria juaj. Nuk jeni lloji i personit për të cilin partneri juaj duhet të shqetësohet se do të shkaktohen zënka dhe kjo vlen shumë.

Ju e dini vlerën e marrëdhënieve (dhe më e rëndësishmja, t’i mbani ato për një kohë të gjatë), kështu që kur bëhet fjalë për atë që ju bën më seksi, ai do të pajtohet me shumë të tjerë që ju njohin, se të qenit e pjekur është e admirueshme dhe intriguese.

Ka shanse, që ju t’ia keni përmendur personit me të cilin jeni se ju po kërkoni diçka serioze dhe afatgjatë.

Kështu, kur ai shikon që ju nuk e merrni marrëdhënien si shaka, e bën atë të dojë të jetë një partner më i mirë për ju. Dhe atij i duket tmerrësisht tërheqës fakti që ju mund t’i mësoni gjëra të reja për dashurinë.

Peshorja

Si në qofshin me partnerin apo miqtë, personat e shenjë së Peshores, përpiqen që të jenë gjithmonë ato tek të cilat personat që i duan drejtohen për t’u shprehur.

Në fakt, ndoshta jeni personi më i mirë për t’iu drejtuar kurdoherë që dikush dëshiron të shprehet ose që thjesht dëshiron të flasë, sepse ju jeni gjithnjë të gatshme për të dëgjuar (dhe ju e adhuroni kur i bëni njerëzit të ndihen të veçantë).

Ajo që ju bën kaq tërheqëse në sytë e tij është pikërisht kjo cilësi, por jo vetëm kur e shfaqni atë në marrëdhënie.

Ai shikon se si gjithmonë përpiqeni t’i bëni miqtë që të buzëqeshin, faktin që sdo të linit gurë pa lëvizur për të ndihmuar personat që doni dhe pas gjithë këtyre, ju akoma keni një dashuri për veten.

Ai nuk është i sigurt se si ju e bëni këtë, por ai është i impresionuar dhe ai kurrë nuk dëshiron që të humbasë lidhjen që ka me ju. Ai është i magjepsur.

Akrepi

Akrep, intensiteti juaj është çmendurisht seksi dhe për shkak të kësaj ai është shumë i dhënë pas jush. Mënyra se si ju mund mbani kontakt me sy me mashkullin tuaj ju bën të ndiheni sikur jeni në kontakt me shpirtin e tij.

Nuk keni aspak frikë të flisni për çdo temë pa pasur turp apo vështirësi për këtë apo për faktin se çdo natë në dhomën e gjumit me ju është e ndryshme dhe e re. Ju e dini se je seksi, por definitivisht nuk e lejoni që ky fakt t’ju rrisë mendjen.

Ju e dini që intensiteti juaj është një pjesë thelbësore e personalitetit tuaj dhe ju pëlqen vetëm fakti që ai është i tërhequr dhe jo i frikësuar nga kjo.

Ju mund të mos e pranoni menjëherë, por keni nevojë që njerëzit në jetën tuaj të jenë po aq ambiciozë dhe të pasionuar sa ju.

Shigjetari

Cilësia juaj më intoksikuese, Shigjetar, është fakti që ju jeni një besimtare e vërtetë në të qënit vetvetja.

Nuk ka rëndësi nëse mikes suaj të ngushtë i pëlqen të vishet dhe të festojë çdo fundjavë, apo nëse partneri juaj është ai lloj mashkulli që ka parë pothuajse çdo film dhe është mik i ngushtë me shtratin e tij, ju thjesht adhuroni faktin se njerëzit që ju doni, e duan veten plotësisht.

Ju e dini që mund të dukeni pak të zymta ose sikur nuk interesoheni për asgjë përveç vetes dhe të bëni ç’të doni, kurdo që dëshironi, por është në të vërtetë çmendurisht seksi sepse nuk përpiqeni të fshehni se kush jeni me të vërtetë për t’i bërë përshtypje dikujt ose për t’u përshtatur.

Ai patjetër e sheh këtë, dhe edhe pse mund të duket një yll i vogël i goditur sa herë që ai është pranë jush, është vetëm për shkak se ai nuk mund ta besojë se ai ju ka në jetën e tij.

Bricjapi

Bricjap, gjuha juaj e mprehtë mund t’i frikësojë disa njerëz, por me të vërtetë e tërheq aq shumë atë, më shumë nga sa keni menduar. Në fakt, gjithçka rreth jush është tërheqëse, por gjithçka rreth jush mund të jetë frikësuese gjithashtu.

Ju jeni dikush që e di saktësisht se çfarë doni nga jeta dhe nuk keni frikë të tregoni sa ambicioze mund të jeni kur bëhet fjalë për të luftuar për diçka (ose për ndonjë person pas të cilit jeni të pasionuara).

Por edhe me këtë qëndrimin “mos më rri pranë” që ju shtyn përpara në jetë, jeni gjithashtu me të vërtetë të mprehta dhe ai e do këtë.

Ai është i dhënë gjithashtu pas faktit se ai mund të bëjë një bisedë inteligjente me ju dhe ju jeni në gjendje të hidhni në disa shaka seriozisht sarkastike që mund ta bëjnë atë të ngecë dhe të skuqet nga turpi në të njëjtën kohë. Është super seksi për të që i duhet të punojë shumë për të vazhduar me ju!

Ujori

Ujor, ti je lloji i shenjës së zodiakut që ka një energji që përhapet kudo përreth, madje edhe kur largoheni nga një dhomë.

Personaliteti juaj është magnetik dhe i dehës për atë sepse nuk keni frikë të jeni vetvetja, edhe kur “vetja” juaj është ndryshe nga çdo gjë që çdokush ka përjetuar ndonjëherë më parë.

Për të, tërheqja vjen nga origjinaliteti juaj. Ju doni të provoni gjëra të reja dhe shpesh e zhvendosni mashkullin tuaj nga zona e rehatisë ku është pak e frikshme dhe më shumë kënaqësi sepse e dini se pjesët më të frikshme të jetës janë ato që kanë ndikimin më të madh.

Ai gjithashtu e di se ju interesoheni për të dhe se edhe pse ju mund ta bëni atë pak nervoz, ju kurrë nuk do të bënit diçka për ta lënduar atë qëllimisht. Ai e di se ju e mendoni atë si një mik dhe një partner.

Peshqit

Peshq, ju jeni shenja e zodiakut e cila është edhe mikja më e mirë dhe partnerja e përsosur – ju jeni të ndjeshme dhe zemërmira, të gjitha këto ndërsa jeni në gjendje të jepeni gjithnjë emocionalisht pas mashkullit tuaj.

Ajo që e bën atë aq të dhënë pas jush është se ai ndjehet sikur vazhdimisht po përpiqet t’ju kuptojë. Ju jeni edhe një mister dhe një libër i hapur dhe ai e adhuron faktin se marrëdhënia juaj së bashku është si një përrallë e bërë realitet.

Ju gjithmonë doni që njerëzit në jetën tuaj të ndihen të dashur dhe sa herë që ai është me ju, ai sheh përpjekjet që bëni për miqtë, familjen dhe për të. Ai do të preferonte se më shumë se me këdo tjetër të ishte me ju në të mirë e në të keq, duke i bërë gjërat të zgjasin, pavarësisht çdo gjëje.

Aftësia juaj për ta frymëzuar atë i duket çdo ditë e më shumë dehëse!