Ja cilat janë fjalëkalimet që nuk duhen përdorur kurrë…

504
Sigal

Specialistët e teknologjisë SplashData kanë përpiluar listën e zezë të fjalëkalimeve që nuk duhet të përdoren kurrë në rrjetet tona sociale.

Ende ka individë të cilët përdorin fjalëkalimin më të dukshëm për të mbrojtur të dhënat e tyre dixhitale, 123456.  Tre për qind të popullsisë së botës në fakt e përdor këtë fjalëkalim. Shpallur 5 herë si fjalëkalimi më i keq i vitit është një fjalëkalim që nuk duhet të përdoret së bashku me sekuenca të ngjashme alfanumerike.

Ashtu si 123456789 në vendin e tretë, 12345678 në vend të katërt, 12345 në të pestin, pasur nga 111111  dhe 1234567 në vendin e shtatë. Fjala “password” ishte në vendin e dytë, ndërsa tri vendet e fundit ishin “sunshine”, “qwerty” dhe “iloveyou”. Sipas analizave të bëra nga SplashData, thuajse 10% e individëve në botë kanë përdorur të paktën një herë në jetën e tyre një nga fjalëkalimet ndodhur në 25 pozicionet e para në listë.

Për këtë arsye ata vendosën të hartojnë një renditje të fjalëkalimeve efektive dhe këshilla se si të zgjidhet një fjalëkalim i duhur. Aspekti i parë, gjatësia e fjalëkalimit: idealja është midis 15 dhe 20 karaktere. Do të jetë akoma më mirë nëse përmbajnë simbolet &% ,! Një tjetër masë paraprake që nuk duhet të neglizhohet është ajo e shmangies së referencave në jetën private të individit, për shembull emri i fëmijës, ekipi i zemrës, adresa e shtëpisë. Përfundimisht, specialistja e teknologjisë së revistës online na fton të kemi imagjinatë dhe mos të përdorim të njëjtin fjalëkalim për të gjitha llogaritë që kemi.

Sepse, nëse gjendet një, rrezikohen të gjitha.