Sigal

Ky është rezultati i një studimi gjatë të cilit u gjet Xanthohumol (ose Xn), një substancë që i hidhet birrës për t’i dhënë shije dhe që është në gjendje të mbrojë trurin nga çrregullimet degjeneruese, si: alzhaimer apo parkinson.

Ajo njihet të ketë veti të forta antioksiduese.

Jiangou Fang dhe ekipi i tij i Lanzhou University, e testuan këtë me qelizat e trurit të një miu. Në to ata gjetën Xanthohumol të reduktuar.

Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i tepruar i alkoolit mund të çojë në humbjen e indeve të trurit, duke çuar kështu rritjen e rrezikut të çmendurisë.

Doktor Arthur Roach, drejtor i kërkimeve rreth Parkinsonit në Britani i tha MailOnline se Xn në birrë ka vërtet efekt mbrojtës ndaj trurit të njeriut, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë kusht konsumimi i një birre në ditë.

Sipas studimeve të fundit ekzistojnë shumë arsye të cilat të shtyjnë të konsumosh birrë.

Birra nuk do t’ju dëmtojë shëndetin, pasi në një grafik të ri të një studimi, janë publikuar informacionet më të reja rreth konsumimit të birrës.

Në bazë të këtij studimi nuk rezulton se birra është shkaktare për të shtuar në peshë (ka mbetur si legjendë), një gotë birrë nuk ka asnjë rrezik për shëndetin duke ndihmuar zemrën për një proces më të mirë.

Studiuesit theksuan se çdo ushqim dhe pije ka kalori, por duhet të dimë në çfarë sasie t’i përdorim në mënyrë që të mos jenë të dëmshme për shëndetin. Madje, ai thekson se birra ka më pak kalori, krahasuar me pije të tjera alkoolike ose disa ushqime që janë pjesë e përditshmërisë, si: bananja, kapuçino etj.

Sipas profesor Giuseppse Groso, nga Universiteti i Katanias, birra forcon kockat, thonjtë, flokët dhe e bën lëkurën të duket më e re.