Ja cilat janë 5 shenjat e një inteligjence të lartë emocionale…

167

Inteligjenca emocionale parashikon aftësinë e njerëzve për të përshtatur veten, menaxhuar njerëzit e tjerë dhe arritur sukses. Hulumtimet tregojnë një lidhje midis inteligjencës emocionale dhe suksesit në karrierë. Jo gjithkush ka lindur me të, por ndryshe nga IQ, inteligjenca emocionale mund të fitohet dhe përmirësohet me praktikën. Pra, si mund të themi nëse dikush e ka atë apo jo? Ja pesë shenja të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale:

  1. Menaxhimi i kritikave pa kundërshtime, justifikime, shfajësime apo shfaqje ankthi.
    Një nga shenjat dalluese të inteligjencës së lartë emocionale është vetëdijshmëria e cila ka të bëjë me një kuptim të thellë të asaj që na motivon, zemëron, lumturon, intereson dhe mërzit. Gjithashtu do të thotë që ne mund të vlerësojmë veten, gabimet tona dhe gjithçka, me ndershmëri dhe qartësi të madhe. Pra, kur njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale bëjnë një gabim dhe kritikohen për të, ata nuk reagojnë intensivisht po e marrin këtë fenomen si diçka që duhet shënuar, analizuar dhe korrigjuar.
  2. Janë mëndje hapur
    Me një nivel të lartë vetëdijesimi njerëzit me inteligjencë emocionale arrijnë të dëgjojnë një situatë pa u vendosur menjëherë në kundërsulm. Ata nuk kundërshtojnë idetë që janë të ndryshme prej të tyreve duke i bërë kështu shumë të vlerësuar dhe besueshëm nga kolegët dhe miqtë.
  3. Janë dëgjues shumë të mirë
    Që të jesh një dëgjues i mirë duhet që të disponosh një strukturë dëgjimi e cila arrin të bëj ndarjen mes interpretimeve, reagimeve dhe përfundimeve. Njerëzit me inteligjencë emocionale arrijnë të dallojnë emocionet që mund ti pengojnë të dëgjojnë të tjerët .
  4. Nuk e ‘zbukurojnë’ të vërtetën
    Inteligjenca emocionale ka të bëjë edhe me njohjen e emocioneve të të tjerëve, por kjo vetëdije nuk do të thotë të shmangësh thënien e së vërtetës sado e hidhur të jetë ajo, pa përdorur truke apo zbukurime për ta zbutur dhe evituar kështu reagime të ashpra. Njerëzit me inteligjencë emocionale e dinë se sa e rëndësishme është që mesazhet e vështira të dëgjohen.
  5. Kërkojnë falje kur e kanë gabim
    Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale nuk harxhojnë kohë të vlefshme duke u përpjekur të vërtetojnë se kanë të drejtë kur e kuptojnë se janë gabim. Në vend që të kërkojnë justifikime, ata kërkojnë falje në mënyrë të thjeshtë dhe të ndershme duke u lejuar kështu të kthehen sërish në rrugë të mbarë.

Burimi: Forbes