Ja cilat janë 5 gjërat që nuk duhet t’i blini kurrë të përdorura…

1015
Sigal

Ky artikull nuk është thjesht për njerëzit që janë të fiksuar pas pastërtisë. Ky arikull është për të gjithë ato persona, që kërkojnë të blejnë diçka firmato ose jo, me një çmim më të lirë. Po ç’lidhje ka kjo gjë me pastërtinë? Këtë gjë do t’ua shpjegojmë ne. Shumica prej nesh kanë blerë të paktën një herë një herë të vetme një bluzë, apo pantallona, tek rrobat e përdorura. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Thjesht ne sot do t’ju këshillojmë se çfarë NUK duhet të blini asnjëherë tek rrobat e përdoruara. Një bluzë apo një xhup firmato i blerë më lirë, është një mrekulli, por ka disa veshje që nuk rekomandohen për t’u blerë të përdorura.

1

Të brendshmet
Mund t’ju duket mirë që të blini të brendshme ndoshta firmato dhe më lirë, por mos e bëni atë gabim. Në ditët e sotme ka aq shumë mundësi për të blerë lirë, sa ju mund të gjeni të brendshme me një çmim të arsyeshëm, por të papërdorura.

2

Veshjet sportive 
Kostumet sportive, apo streçet mos i blini asnjëherë të përdorura. Personat që i kanë veshur përpara jush janë stërvitur me ato veshje prandaj, është e rekomandueshme që të blihen të reja.

3

Kapelet 
E mbani mend herën e fundit që e keni larë kapelen tuaj? Pikërisht. Kapelet në përgjithësi nuk lahen shpesh, prandaj edhe një kapele dyfish e përdorur, sado pak ta ketë përdorur personi tjetër, sërish nuk është e këshillueshme të blihet e përdorur.

4

Rrobat e banjes
Shpjegimin për rrobat e banjes, e gjeni edhe tek të brendshmet!

5

Këpucët
Edhe pse mund të mendoni se keni gjetur këpucët që ju përshtaten në bazë të numërit, sërish një këpucë e përdorur nuk do të qëndrojë komode tek ju, pasi format e këmbëve të njerëzve janë të ndryshme.