Sigal

Ndihmojnë metabolizmin
Luleshtrydhet janë të vlefshme për bukurinë sepse kanë në përbërje 90% ujë; prandaj hidratojnë qelizat e organizmit pa i rënduar me shumë kalori. Gjithashtu, luleshtrydhet janë të pasura me enzima, që janë në gjendje të aktivizojnë metabolizmin e yndyrnave, duke e ndihmuar trupin të bjerë në peshë me pak mund.
Luleshtrydhet janë të pasura në fibra, gjë që të jep ndjesinë e ngopjes, rregullojnë punën e zorrëve dhe bëjnë që ato të përthithin më pak yndyrna dhe sheqerna.

 

Antirrudhë dhe anticelulit...
Përmbajtja me vitamina C e luleshtrydheve (çdo luleshtrydhe përmban një sasi vitamine C të barabartë me atë të një portokalli), ndihmon përthithjen e hekurit, që është e nevojshme për formimin e globulinës së kuqe, për muskujt dhe prodhimin e kolagjenit, një proteinë që parandalon rrudhat dhe forcon kapilarët duke ulur nivelin e celulitit.

…zbardh dhe mbron dhëmbët 
Këto fruta përmbajnë një substancë të ëmbël që parandalon formimin e pllakave dentare dhe vret bakteret përgjegjëse për erën e rëndë të gojës.

 

…kanë antioksidantë që na mbajnë të rinj
Luleshtrydhja konsiderohet super-ushqimi që na “mban të rinj” sipas klasifikimit të ORAC (Oxygen Radical Absorbance Capacity) të hartuar nga USDA (Departamenti i agrokulturës amerikane), për përmbajtjen  rekord të antioksidantëve që i bëjnë mirë organizmit.

…i bëjnë mirë trurit
Disa kërkime kanë dëshmuar se, falë përmbajtjes së tyre me acid folik, luleshtrydhet ndihmojnë në forcimin e kujtesës.

Udhëzues për blerjen e luleshtrydheve 
-Zgjidhni t’i blini luleshtrydhet kur kanë kohën e tyre, pra në PRANVERË.
-Zgjidhni luleshtrydhe të fryra me ngjyrë të kuqe të thellë, uniforme dhe me gjethe dhe pak bisht.
-Nëse i blini luleshtrydhet në vasketë, kontrollojini që të mos jenë të mykura sepse në pak kohë, myku do t’i kalojë të gjitha frutave.