Sigal

humë prej nesh besojnë në bestytni, ndërsa të tjerë zgjedhin të mos bëjnë disa gjera për të shmangur fatin e keq. Ju sugjerojmë disa mënyra për të arritur ato që doni.

I besoni apo jo këto bestytni është në dorën tuaj…

Mos pastro mbrëmjen përpara Vitit të Ri.

Sipas këtij miti, nëse pastroni do të largoni fatin e mirë të gjithë familjes.

Vishni rroba të reja

Nëse vishni rroba të reja, i gjithë viti do të jetë plotë të reja në gardërobën tuaj.

Jo xhepa bosh

Duhet të keni xhepa të mbushur ose kuletë të mbushur që viti të jetë mirë nga ana financiare.

Thuaji “Jo” mishit të bardhë natën e Vitit të Ri

Të gatuash pulë thuhet se sjell probleme monetare gjatë gjithë vitit.

Qëndroju larg maceve që qajnë

Nëse sheh një mace që qan, largohu në krah të kundërt për të mbajtur larg fatin e keq.

Mos qani, mos u mërzisni

Të dyja këto gjendje do t’iu ndjekin në vazhdimësi gjatë vitit, nëse iu shoqërojnë gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Kujdes mos thyeni gjëra

Të thyesh një xham, pjatë apo çfarëdolloj gjeje tjetër do të jetë ters për vazhdimësinë e vitit.

Bëni zhurmë

Pse mendoni se hidhen fishekzjarre për mbrëmjen e Vitit të Ri? Epo arsyeja është më tepër se argëtimi. Mban larg shpirtrat e këqij gjatë asaj nate dhe të mirat do të ndjekin gjatë vitit pasardhës.