Ja 5 arsye për të festuar nëse jeni single për 14 shkurt…

572
Sigal

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Kur keni një marrëdhënie të mirë me veten, kultivon respekt dhe dashuri. Kjo është si magnet për të tërhequr një partner të mirë pranë vetes.

Ja 5 arsye për ta festuar

Thuajini vetes: ”Je i zoti”

Ne jemi gjykatësi më i keq i vetes dhe nuk humbim kurrë mundësinë ta kritikojmë atë. Kjo nuk ëhstë një kritikë konstruktive e cila na përmirëson por një veprim që dëmton vetë-respektin. Bëjini vetes një dhuratë: merrni një kartolinë përshëndetëse.

Ka kaq shumë dashuri në jetën tuaj

Sapo i keni dhënë fund një lidhjeje dhe po e përjetoni keq? Kjo nuk do të thotë që se nuk ka dashuri në jetën tuaj. Që nga familja deri tek miqtë dhe kolegët, ka kaq shumë dashuri që ju rrethon. Mjafton të shihni përreth.

Dhurata?

Bëjini një vetes Nëse do të ishit çift, do të kishit shpenzuar disa para për partnerin tuaj. Por, pse të mos shpenzoni për veten? Ndoshta mund t’i dhuroni vetes diçka që e keni dashur prej kohësh.

Vlerësoni statusin ”single”

Jo të gjithë ata që janë çift, janë të lumtur. Shën Valentini mund të jetë një mundësi e mirë për të rritur vetëvlerësimin, për të kaluar më shumë kohë me veten dhe për të bërë diçka që nuk e këni bërë kurrë më parë.

Organizoni festën tuaj

Përgatisni një mbrëmje për veten, me të gjitha detajet: një darkë me qirinj, një banjë relaksuese dhe me aromë terapeutike. Përkëdheleni veten.