ITALI-Pas më shumë se një muaj nga sinjalizimet e para është kapur në një park të Romës, Itali, një Boa constrictor, e gjatë më shumë se 2 metra, e cila fshihej në Parkun Scott, në kryeqytetin Italian, vetëm pak metra nga parku I lojërave që frekuentohet nga shumë fëmijë.

Ekzemplari me shumë gjasa ishte braktisur nga një qytetar privat dhe është kapur nga rojet e parkut të Appia Antica, pas njoftimeve të banorëve të zonës që kanë filmuar me celular zvarranikun.