Ishin apo jo 250 mijë veta në shesh, Vera Ora nxjerr foton e ‘magjishme’

992
Sigal

Dy ditë më parë në Tiranë këngëtarja Rita Ora performoi në Sheshin Skënderbej, ku shumë persona ishin pjesë e magjisë së muzikës së saj.

Përveç publikut  shqiptar me Ritën më së shumti ndihen krenar prindërit e saj dhe këtë e kanë thënë shpesh në shpesh nëpër intervista. Vetë Rita tha se në shesh kishin zbritur 250 mijë persona, shifër kjo që u kontestua jo pak.

Lidhur me këto polemika ka reaguar dhe e ëma e këngëtares Vera Ora. Nëpërmjet publikimit të një fotografie në mes të cilës shihet ‘zemra’ e Tiranës ka thënë se koncerti i mbrëmshëm ka qenë i mahnitshëm.