Sigal

Thuajse gjithë përdoruesit e ‘Instagram’ kanë vënë re problemin që u shfaq pak minuta më parë. Nëse kërkon ‘news feed” apo të bësh ‘refresh’ faqja nuk të jep asnjë sinjal dhe pamja që të shfaqet është po e njëjta.

Lidhur me këtë nuk ka ardhur asnjë reagim zyrtar, megjithatë në postimet në ‘Twitter’ të gjitha kanë shprehur ankesat e tyre. Nuk dihet ende arsyeja e shfaqjes së këtij problemi, megjithatë kjo nuk është hera e parë. Herë pas herë ‘Instagrami’ bllokohet për shkak të sulmeve kibernetike.