Ilaçet ia rritën gjoksin, amerikani fiton 8 miliardë dollarë në gjykatë

618
Sigal

NEW YORK (Reuters) – Johnson & Johnson duhet të paguajnë 8 miliard dollarë dëme ndëshkuese ndaj një burri  që më parë fitoi 680,000 dollarë mbi pretendimet e tij se ai nuk ishte paralajmëruar se meshkujt e rinj që përdorin ilaçin antipsikotik Risperdal mund tu rritet gjoksi.

Verdikti i jurisë së Gjykatës së Filadelfias në favor të Nicholas Murray është  rasti i parë në të cilin juria në Pensilvani ishte në gjendje të konsideronte marrien e dëmeve ndëshkuese në një nga mijëra rastet në pritje në gjykatën e  shtetit.

Rezultate imazhesh për nicholas murray johnson and johnson

Juristët e Murray, Tom Kline dhe Jason Itkin, thanë në një deklaratë të përbashkët, “Kjo juri, pasi ata kanë juri të tjera në proceset gjyqësore të tjera, vendosën edhe një herë masa ndëshkuese ndaj një korporate që vlerësonte fitimet mbi pacientët. “Johnson & Johnson dhe (filiali) Janssen zgjodhën miliardat në vend të fëmijëve”

J&J tha se masa  ishte në “disproporcion të madh me çmimin fillestar kompensues në këtë rast, dhe kompania është e sigurt se do të përmbyset.” Ata gjithashtu thanë se juria nuk lejoi që evidencat mbi përfitimet nga Risperdal të bëheshin të ditura në gjyq.

Profesori Carl Tobias nga Universiteti i Richmond School of Law tha që ai pret që dëmet ndëshkuese të ulen në apel.

Tobias tha se aktgjykimi kishte të bënte me dërgimin e një mesazhi.

Tobias shtoi se aktgjykimi mund të jetë një shenjë se J&J do të përballet me çmime më të mëdha në çështjet e tjera të Risperdal.

“Lloji i provave në këtë gjyq mund të bindë një tjetër juri ose gjykatës të bëjë diçka të ngjashme,” tha ai.

Murray, si paditësit e tjerë meshkuj që janë ankuar për Risperdal, pretendon se atij ju rritën gjinjtë pasi ai morri ilaçin  kur ishte ende I mitur. Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Sh.B.A. miratoi ilaçin në fund të vitit 1993 për trajtimin e skizofrenisë dhe episodet e manisë bipolare tek të rriturit.

Paditësit pretendojnë se J&J nuk arriti të paralajmërojë për rrezikun e gjinekomastisë, zhvillimin e gjinjve tek meshkujt, efekt anësor që shoqërohet gjatë trajtimit me Risperdal, për të cilin ata thonë se kompania nuk e shiste  për përdorime tek fëmijët.

Në padinë e tij, Murray, tani 26 vjeç, tregoi se ai filloi ti rriteshin gjinjtë pasi përdori Risperdal kur mjeku ja këshilloi në 2003 pasi e diagnostikoi atë me çrregullim të spektrit të autizmit. Mjekëve u lejohet të përshkruajnë ilaçe ashtu siç janë të përshtatshme, ndërsa kompanive farmaceutike u lejohet vetëm të promovojnë ilaçet e tyre për përdorime të aprovuara nga instancat.

Disa muaj më parë, e njëjta kompani ishte dënuar me 572 milionë dollar rreth rolit të saj në krizën e varësisë ndaj ilaçeve në Oklahoma. Më vonë, zyrtarët e saj arritën marrëveshje për t’i paguar 20.4 milionë dollar për dy rajone në Ohio