Sigal

Vetëm pak ditë më parë Apple publikoi iOS 12.1 dhe hulumtuesit e sigurisë kanë arritur të zbulojnë mënyrë për të anashkaluar ekranin e kyçjes.

Ky problem bën të mundur që një person me akses fizik në telefon të aksesojë të gjitha kontaktet në një iPhone dhe të bëjë thirrje FaceTime pa pasur nevojë për fjalëkalim.

Problemi u zbulua pak kohë pasi një situatë e ngjashme u përsërit me iOS 12.0.1 ku hakerët mund të vidhnin fotot nga një iPhone. Të dy sulmet kërkojnë akses fizik në një iPhone.

Apple ka një histori të gjatë me problemet e sigurisë në ndërfaqjen e kyçjes. Një problem në iOS 6.1 në 2013-ën bëri të hakerët të aksesonin telefonatat, kontaktet dhe fotot lirisht.

iOS 7 kishte një problem të ngjashëm e hulumtuesit ja gjetën anën edhe iOS 8.1, raporton PCW.