Sigal

Dashi
Sot mund të përfshiheni nga konfuzioni veçanërisht nëse keni intuitë të fortë. Disa ndjesi të veçanta mund të bëjnë që të ndiheni jo në formën e duhur. Mendoni pozitivisht.
Demi
Një ndjenjë e fortë miqësie që keni me një person mund t’ju fusë në një situatë prekëse sot. Ky person mund t’ju kërkoje të bëni diçka për të, por në këtë moment është e vështire, thuajse e pamundur.
Binjaket
Disa informacione qëmund të merrni nga disa miq mund t’ju shqetësojnë pak lidhur me situaten financiare. Mund të kërkoni të arrini një qëllim, i cili mund të mos realizohet për momentin.
Gaforrja
Sot mund të merrni disa vizione të çuditshme, por mos mendoni shumë për këtë. Ato mund të jenë veëm imazhe nga e kaluara. Nuk bëhet fjalë për profeci apo parashikim i të ardhmes suaj.
Luani
Sot mund ta keni të vështirë të përqëndroheni të punët e shtëpisë. Mendja juaj është e fokusuar në ngjarje me emocionuese. Bëni atë që ju thotë zemra. Punët mund të presin.
Virgjeresha
Zakonisht keni një marrëdhënie të fortë më njereëzit që keni pranë, por sot kjo pjeseë nuk do të funksionojë. Mund të merrni disa mesazhe që mund t’ju zhysin ne konfuzion.
Peshorja
Mos u përpiqni të jepni shpjegime të gjata për disa ngjarje keqkuptime. Nëse nuk ju besojnë, më mirë shmangni debatet dhe lerini ata t’i gjejnë vetë sqarimet.
Akrepi
Sot mund të jeni shume krijues duke bërë që të nxirrni në pah anën tuaj prej një artisti. Është dita e duhur për të bashkëpunuar me të tjerët për të vënë në zbatim idetë tuaja.
Shigjetari
Çështjet romantike do të shkojnë mirë për ju sot, edhe pse mund të keni disa dyshime. Mos lejoni që pasiguritë të dëmtojne lidhjen tuaj e cila është duke funksionuar.
Bricjapi
Sot do të keni kaq shume gjëra për të bërë në shtëpi sa që nuk do të dini nga t’ia filloni. Mund të kërkoni ndihmën e pjesëtarëve të familjes në mënyrë që ta kaloni këtë situate.
Ujori
Sot do të zbuloni disa gjëra të reja dhe informacione interesante. Diskutimet me miqtë do të rezultojnë pozitive. Edhe gjendja emocionale do të jetë e mire për të lindurit në shenjën tuaj.
Peshqit
Ndiheni pak i shqetësuar, aq sa nuk e keni mendjen kur ju flasin të tjeret. Kjo do të jetë e përkohëshme. Mos u shqetësoni nëse njerëzit mendojnë se po tregoheni i pasjellshëm.13