Historia që bëri xhiron e rrjetit/ Dashuria e nënës nuk njeh kufij, qeni adopton majmunin jetim dhe e ushqen me gji

535
Sigal

Kur një majmun i vogël u sulmua nda disa qen, Ruby e shpëtoi.

Qeni i erdhi në shpëtim majmunit jetim dhe ‘e adoptoi’ duke e marrë nën kujdes. Madje Ruby i jep edhe gji.

Majmuni jetim u shpëtua nga Ruby, e cila ka vetëm një sy, në Indinë qendrore.

Ruby nuk ka vetë këlysh dhe endet nëpër fshatin Kanskheda në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh me majmunin duke e mbajtur në shpinë.

Sipas pronarit të qenit, Suresh Prabhy, Ruby e ndihmon shumë dhe e mbron majmunin nga çdo rrezik.

3