Hëna e natës së sotme është plotësim dëshirash, në këtë orë duhet ta shikoni

472

Hëna Luleshtrydhe do të shkëlqejë sonte në qiell. Në kundërshtim nga ajo që popujt besojnë, ngjarja vjetore e Hënës nuk do të thotë domosdoshmërisht se Hëna ka ngjyrë të kuqërremtë. Emri i saj, në të vërtetë, vjen nga fiset Algonquin, të cilët e përdornin Hënën e plotë si sinjal për të vjelë boronicat e pjekura. Hëna njihet gjithashtu si Hëna e Mjaltit, Hëna e Nxehtë dhe Hëna e plotë e Trëndafiltë.

Megjithëse mund t’ju duket si Hënë mesatarisht e plotë, ajo sonte do të duket e mrekullueshme. Hëna do  të arrijë kulmin e saj të shkëlqimit në Bregun Perëndimor në orën 9:53 të mbrëmjes së sotme. Në Bregun Lindor, kjo do të ndodhë më vonë – ose teknikisht shumë herët në mëngjes – në orën 12:53 të së enjtes.

Pastaj, përsëri, ndoshta nuk do të jetë koha ideale për ta parë Hënën e Trëndafiltë. Sipas Travel + Leisure, mund të jetë shumë e vështirë të shohësh drejtpërdrejt Hënën e ndritshme kur është në kulmin e saj, për shkak të një shkëlqimi tej së zakonshmes. Kështu që këshilla më e mirë është ta shikoni dhe ta kontrolloni duke nisur që nga ora 7:51 në Bregun Perëndimor dhe 8:05 në Bregun Lindor. Në këtë mënyrë, do të keni kënaqësinë ta shikoni Hënën e Trëndafiltë ndërsa Dielli ende nuk ka perënduar.

Ndryshe nga të gjitha Hënat e tjera të plota, kjo e sotmja është magjike. Shumica e njerëzve besojnë akoma edhe sot se Hëna e Trëndafiltë plotëson dëshirat, ndaj, para se t’i ngrini sytë në qiell për të parë mrekullinë, mendojeni dëshirën dhe tregojani vetëm Hënës.