Hani këto shtatë ushqime dhe nuk do të keni më nevojë të lyheni me makeup

242

Ushqimet e pasura me antioksidantë, vitamina dhe lëndë ushqyese të tjera mund të kenë efekt të menjëhershëm në cilësinë e lëkurës, ndryshe nga kremrat apo produktet kozmetike. Duke ndjekur një rutinë të rregullt të kujdesit të lëkurës, duke patur një regjim të pasur ushqimor ju sigurojmë se ju nuk do të keni më nevojë t’i vini filtra fotove tuaja, pasi fytyra do t’ju shkëlqejë si kurrë më parë ! Filloni të hani këto ushqime për të postuar sa më parë foto #nofilter, #nomakeup #allnatural.

Agrume
Vitamina C ndihmon lëkurën tuaj të prodhojë kolagjenin , proteinën aq shumë të nevojshme për shëndetin e lëkurës e jo vetëm. Marrja e kësaj vitamine ndihmon në përmirësimin e strukturës së përgjithshme të lëkurës. Vitamina C është një antioksidant që mund të mbrojë fytyrën nga dëmtimi i diellit, parandalon krijimin e rrudhave të holla dhe hiperpigmentimin.
Boronica
Antioksidantët e fuqishëm të boronicave si anthocyanins dhe bioflavinoids mund të luftojnë inflamacion dhe toksinat (si radikalet e lira) nga brenda.

Çaji jeshil
Kur është i nxehtë, çaji jeshil liron catechins, një lloj antioksidanti me veti anti-inflamatore dhe anti-kanceroze që mund të ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në lëkurë.
Lëngu i mishit
Lëngu i kockave është i pasur me kolagjen, proteina e gjetur në lëkurë, eshtra, muskuj dhe tendina. Ndonëse kolageni që hani nuk shndërrohet në proteinë, një studim nga Journal of Skin Pharmacology and Physiology zbuloi se konsumi i kolagjenit mund të nxisë elasticitetin e lëkurës dhe hidratimin .

Spinaq
Një studim i publikuar në International Journal of Cancer zbuloi se ngrënia e spinaqit dhe jeshillëqeve të tjera ul ndjeshëm rrezikun e krijimit të karcinomit qelizor squamous (forma e dytë më e zakonshme e kancerit të lëkurës). Vitamina E e gjendur me shumicë në spinaq dhe përmbajtja e lartë e beta-carotene mbron qelizat e lëkurës nga dëmtimi i radikaleve të lira.

Domate
Lycopene, phytokimikati që i jep ngjyrën e kuqe domates, ndihmon në eliminimin e radikalëve të lirë që shkaktojnë plakjen e lëkurës shkaktuar nga rrezet ultravjollcë.
Peshku ton i pasur me selen ndihmon në ruajtjen e elastinit, një proteine që mban lëkurën tuaj të butë dhe të tonifikuar. Përmbajtja e lartë e acidit yndyror omega-3 gjendur tek toni ndihmon në ruajtjen e kolagjenit dhe lufton inflamacionin.