Habit profesori i Oxford: Alienët po çiftëzohen me njerëzit për të shpëtuar Tokën

749
Sigal

Një profesor i Universitetit të Oxfordit është i mendimit se alienët po mbarështohen së bashku me njerëzit për të krijuar një specie të re hibride që do të shpëtojë planetin tonë.

Dr. Young-hae Chi, një instrukton korean në Institutin Oriental t Oxfordit, pjesë e universiteti pretigjiz, është i mendimit se një specie e re do të shpëtojë Tokën nga ndryshimet klimaterike, shkruan “The Sun”.

Këto ide ai i ka pasqyruar edhe në librin e tij, të shkruar në gjuhën koreane, i titulluar “Vizita e Alienëve dhe Fundi i Njerëzimit”.

Ai thotë se ka identifikuar katër lloje të të “huajve”, të vegjël, të gjatë dhe të guximshëm, me luspa, njësoj si sytë e gjarpërinjve dhe insektet.

Sipas tij, alienët janë shumë inteligjentë dhe beson se do të jenë ata që do të zgjidhin problemin e ndryshimeve klimaterike në planetin tonë.

“Ata nuk vijnë për ne, por për veten e tyre, për mbijetesën e tyre, mbijetesa e tyre është edhe mbijetesa jonë sa i përket mbijetesës së biosferës”, shprehet profesori korean.

“Po kërkoj evidenca të reja për të mbështetur idenë time”, shton Dr.Chi.