Sigal

Një shkencëtar kinez pretendon së ka krijuar qeniet e para njerëzore gjenetikisht të modifikuar në botë. Bëhet fjalë për dy binjake të lindura muajin e kaluar, ADN-ja e të cilave është modifikuar me një “mjet të ri të fuqishëm” në gjendje për të rishkruar kodin gjenetik.

Një shkencëtar amerikan pohon se ka marrë pjesë në punën e bërë në Kinë, ku ka përdorur një teknikë të redaktimit të gjenomit të ndaluar në SHBA.

Ndryshimet në ADN mund të kalojnë në gjeneratat e ardhshme dhe rrezikojnë të dëmtojnë gjenet e tjera. Por nëse lajmi konfirmohet, do të ishte një kërcim i thellë nga pikëpamja shkencore dhe etike.

Shumë shkencëtarë tradicionalë mendojnë se është shumë e rrezikshme të provohet dhe disa kanë denoncuar relacionin kinez si eksperimentim njerëzor. Studiuesi, He Jiankui nga Shenzhen, tha se kishte alternuar embrionet e shtatë çifteve gjatë trajtimeve të pjellorisë, me një shtatzëni të përfunduar.

Qëllimi i tij, pranoi ai, nuk ishte të shërojë ose të parandalojë një sëmundje trashëguese, por të përpiqet të japë një tipar që pak njerëz e kanë natyralisht – një aftësi për t’i rezistuar infeksioneve të mundshme të HIV-it, virusit të AIDS. Ai tha se prindërit e përfshirë refuzuan të identifikoheshin ose të intervistoheshin dhe nuk deshi të thotë se ku jetojnë ose ku është bërë puna.

Eksperimenti i përshkruar në një dokument

Eksperimentimi përshkruhet në një dokument të Universitetit Jugor i Shkencës dhe Teknologjisë në Shenzhen. Në dokumentin, botuar nga revista e Institutit të Teknologjisë të Massachusetsit (MIT), thuhet se eksperimenti është kryer me pëlqimin e komitetit të etikës.