Gruaja ‘rrëmben’ fëmijën e saj për të vërtetuar dashurinë e burrit

119

Një grua nga Kina ka bërë diçka që të le pa fjalë.  Ajo ka inskenuar rrëmbimin e djalit të tyre 11 vjeçar për të ‘vërtetuar’ në këtë mënyrë nëse burri e donte atë dhe fëmijën e tyre.

Nëna e djalit, një grua 33-vjeçare e quajtur Chen, paraqiti një raport të zhdukjes së fëmijës në qytetin e Yueqing.

Ajo i tha policisë se djali i saj ishte parë për herë të fundit pranë shkollës së tij dhe gjithashtu iu dha autoriteteve një përshkrim të rrobave që fëmija kishte veshur.

Rasti u shpall i një rëndësie të lartë dhe policia menjëherë filloi kërkimet masive dhe u zhvillua një operacion i madh kërkimor në Yueqing dhe pranë Wenzhou.

Humbja e kësaj fëmije ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, madje u ofrua edhe një shpërblim prej 63,000 eurosh të ofruara nga familja për çdo informacion mbi rastin.

Shumë frikësosheshin për më të keqen por askush nuk e dinte se fëmija ndërkohë ishte shumë i sigurt në shtëpinë e një të afërmi.

Pesë ditë pas fillimit të kërkimeve, policia zbuloi se Chen kishte gënjyer.

Pamjet e kamerave të sigurisë në një parking afër skenës së rrëmbimit tregoi se si nëna e re e mësonte të birin të shkonte dhe të priste në një makinë tjetër ndërsa ajo do të shkonte në polici për të bërë denoncimin për zhdukjen e tij.

Pas kërkimeve policia arriti të zbulojë se ku ndodhej fëmija duke u bazuar në imazhet e filmimeve.

Sipas një deklarate zyrtare të policisë, gruaja organizoi rrëmbimin e djalit të saj, sepse kohët e fundit kishte konflikte me burrin e saj dhe donte të provonte dashurinë e tij për të birin.