Gratë që zgjohen herët më pak të riskuara nga depresioni

729
Sigal

Gratë të cilat zgjohen herët ndonëse vitet ikin janë më pak të riskuara të preken nga depresioni krahhasuar me ato gra që pëlqejnë të rrinë gjatë shtrirë.

Në një përfundim të tillë kanë arritur studiuesit amerikanë të cilët morën në analizë më shumë se 32 mijë gra rreth moshës 55 –vjeç. Ata vunë re se gratë që zgjoheshin herët kishin rreth 12 përqind më pak shanse të vuanin nga depresioni.

Megjithatë të flesh vonë shtojnë studiuesit nuk është një mallkim por persona të tillë mund të largojnë risqet duke u zgjuar herët.

Po ashtu kërkimi zbuloi se ato që rrinë vonë natën nuk janë të martuara dhe pëlqejnë të rrinë vetëm, të pijnë më shumë cigare, të kenë çrregullime në gjumë çka shton risqet që të vuajnë nga depresioni.

Gratë të cilat u morën në studim nga kërkuesit amerikanë nuk vuanin nga depresioni.

Atyre iu kërkua të përshkruanin ditën e tyre dhe zgjimin. 37% thanë se zgjoheshin herët, 53% zgjoheshin pak më vonë ndërsa 10% e përshkruanin veten si persona që qëndronin vonë në mbërmje.

Në analizë u morën edhe faktorë të tillë si pesha, aktiviteti fizik, sëmundjet kronike, koha e gjumit, puna që kryenin duke qënë se janë pika të rëndësishme që lidhen me depresionin.

Studimi tregoi se kur u mor parasysh edhe stili i jetës gratë që zgjoheshin herët kishin më pak mundësi të prekeshin nga depresioni.