Sigal

Nuk ka një formulë të caktuar, prandaj ekspertët kanë renditur disa raste, kur lind natyrshëm flirtimi.

Disa persona arrijnë ta kuptojnë dikë që po flirton dhe disa të tjerë jo. Ja disa shenja:

Sytë i shkëlqejnë

Kur dikush po flirton me ju, sytë papritur marrin një shkëlqim shumë të bukur. Sytë janë pasqyrimi më i qartë nëse dikush po ju pëlqen, prandaj kushtojini rëndësi këtij detaji.

Vepron si ju

Ai vepron në mënyrë shumë të paplanifikuar si ju. Nëse ju po qeshni, sipas intv.al me siguri edhe ai do bëjë të njëjtën gjë.

Ju dëgjon me vëmendje

Nëse një mashkull ju dëgjon më kujdes gjatë gjithë kohës, tregon se atij vërtet i intereson çfarë po thoni. Vlerësojeni këtë veprim!

Lëviz shpesh

Ai nuk ndihet i qetë kur ju ka pranë, sepse ju pëlqen. Nëse shikoni që nuk qëndron në një pozicion, me siguri ai po flirton me ju.

Ju bën komplimenta

Ai po mundohet t’ju afrohet sa më shumë  dhe vazhdimisht ju bën komplimeta. Mos u mendoni gjatë, ai po flirton me ju!

Dëshiron të jetë vetëm me ju

Ndoshta ju jeni me shoqërinë tuaj, por kjo gjë nuk  i pëlqen, sepse ai dëshiron të jetë vetëm me ju. Ai ka interes të bisedojë me ju dhe t’ju ketë pranë.