Sigal

Ekzistojnë dy lloje njerëzish, ata që i zë gjumi 5 minuta pasi kanë vënë kokën në jastëk dhe ata që çdo natë numërojnë “dele” në tavan sepse s’mund të flenë.

E teksa të qenurit në grupin e parë mund të jetë thjesht çështje gjenesh, ekziston dhe një mundësi që pagjumësinë mund të jeni duke ja shkaktuar vetë vetes në mënyrë të pavetëdijshme.

Kështu, janë disa veprime që duhet t’i kufizoni përpara gjumit nëse nuk doni që ta gdhini dhe ditën tjetër të shkoni të lodhur dhe pa energji në punë ose shkollë.

Pagjumësia juaj mund të vijë si shkak:

I përdorimit të pajisjeve teknologjike

Kompjuteri, tableta, telefoni apo thjesht edhe televizori para gjumit ndikojnë në ngadalësimin e ritmit dhe shkaktojnë rënie të cilësisë së gjumit.

I ushqimit

Organizmi ynë ka nevojë të ushqehet të paktën tri orë para gjumit ose edhe më shumë kohë përpara, në mënyrë që gjithçka të tretet më mirë. Të shkoni në shtrat me një stomak plot është gabimi më i madh që mund të bëni për gjumin dhe stomakun tuaj.

I simulantëve të ndryshëm

Ka mjaft forma stimulantësh që të prishin gjumin edhe gjatë natës. Të tilla mund të jetë dritat e ndryshme, të vogla, ora në të cilën bini të flini (rekomandohet 10 e darkës), puna jashtë deri në orët e vona të natës, daljet, por edhe seksi në orë shumë të vona mund të ndikojnë në largimin e gjumit.