FOTO/ ‘Zemra e Hapësirës’ në një gotë uji

657
Sigal

A do të dëshironit t’iu bënit përshtypje të ftuarve tuaj duke ju paraqitur një kupë të bukur ‘prej ari’ në brendësi të së cilës ndodhet e gjithë ‘galaktika’?

Këto kupa të bukura, të bëra në mënyrë individuale nga artisti japonez Hiromi Sato, shndërrohen në galaktika të vockla kur mbushen me një lëng të qartë dhe ato kanë dëshmuar se janë kaq të njohura sa shiten menjëherë.

Ena ku edhe shtihen prej çeliku është unike, dhe janë bërë duke u pikturuar dhe duke u rilyer me llak, para se të përfundojnë me pluhur ari.

Këto kupa të rralla njihen si “Chuu COCORO” ose “Zemra e Hapësirës”.

Kupat shiten në internet në Sansaku, e  cila përshkruan produktin si “një punë që është pikturuar me strukturën unike të teknologjisë së përpunimit të çelikut inoks dhe ngjyrosjen me oksidim në qytetin Sakai, prefektura Niigata nga Hiromi Sato, prodhuar nga një zejtar tradicional në Niigata dhe Shirane Butsudan.

Këto kupa të mrekullueshme nuk janë edhe aq të lira pasi kushtojnë deri në 100 $ kupa.