Flokët bionde, 7 këshilla para se të ndryshoni ngjyrën…

815
Sigal

Nëse po mendoni për një ndryshim dramatik , ja këshillat e duhura për të shmangur gabimet.

Ngjyrat tuaja – Për të gjetur tonalitetin e duhur të biondes, ju duhet të filloni nga baza, ose nga ngjyra e çehres dhe ajo e syve. “Marrja e fotografive të të famshmeve me flokë bionde që na pëlqejnë është sigurisht një pikënisje e mire”, shpjegon koloristi londinez i flokëve, Nicola Clarke, që në mesin e klientëve të saj krenohet me emra shumë të famshëm, përfshirë Cate Blanchett, Madonna, Kate Moss dhe Kate Winslet – por gjithsesi koloristi duhet ta interpretojë tonalitetin e dëshiruar të biondes, për ta përshtatur atë me ngjyrat tuaja”. Me fjalë të tjera, biondja e Cate Blanchett është e përkryer për Cate Blanchett, por nuk është e thënë që të jetë edhe për ju.

Prerja juaj – Për të qenë perfekte, prerja dhe ngjyra duhet të shkojnë dorë për dore. Në të vërtetë, jo. “Gjithmonë është më mirë të parashikohet prerja, – sugjeron Clarke, – kështu që koloristi mund të përcaktojë saktësisht se ku duhet të zbatohet ngjyra”. Dhe kjo këshillë është veçanërisht e vërtetë për ata që kanë balluke ose duan të kenë, sepse me anën e ringritjes së rrënjëve është më e dukshme, prandaj prerja duhet patjetër të bëhet më parë.

Stili i jetës – Nëse koloristi di diçka më shumë për klientin e tij, të tilla si sa shpesh ai mund të shkojë në parukeri ose ngjyra mbizotëruese e veshjeve, kjo gjithashtu mund ta ndihmojë atë të zgjedhë tonalitetin e biondes që i përshtatet më mirë nevojave të tij.

Buxheti juaj – Sa më shumë që një ndryshim në ngjyrë është drastik dhe radikal, aq më shumë floku ka nevojë për kujdes dhe vëmendje, prandaj buxheti në dispozicion është gjithashtu shumë i rëndësishëm. “Ju mund të keni nevojë për takime të rregullta në sallon çdo katër deri në gjashtë javë për të tonalizuar flokët ose për të rihapur rrënjët, veçanërisht nëse i keni zbardhur ato”, paralajmëron Clarke.

Pamja juaj – Kur vendosni të bëheni bionde, edhe veshjet dhe sidomos make-up duhet të përshtaten, sepse nuk do të thotë që ngjyrat që keni përdorur më parë, të funksionojnë dhe tani. “Nëse kaloni nga tonalitet e ftohta në ato të ngrohta, ose anasjelltas, truku i mëparshëm do të duket shumë ndryshe, kështu që mund t’ju duhet të ndryshoni disa elemente make-up”, sugjeron koloristi.

Koha juaj – Nxitimi është gjithmonë një këshilltar i keq, madje edhe më shumë nëse jeni duke menduar për një ndryshim drastik në ngjyrë, p.sh mund të kaloni nga e zeza në bionde. “Koloristi ka nevojë për gjashtë muaj deri në një vit për të bërë një transformim kaq radikal”, thekson Clarke.

Truku i të famshmeve – Ndonjëherë duket se të famshmet, sidomos aktoret, bëhen bionde nga një ditë në tjetrën, por në realitet ekziston një truk. Ose më mirë, një paruke. “Kur Kate Winslet është përfshirë në produksione të shumta në të njëjtën kohë, do të ishte e pamundur të ndryshonte ngjyrën e saj të flokëve në mënyrë të përsëritur, – pohon eksperti, – kështu që shpesh ka ngjyer paruket për t’i përshtatur ato me karakterin që ka për të interpretuar dhe askush nuk e vë re atë, sepse këto paruke janë bërë me flokë të vërtetë dhe mund të jenë të ngjyrosura në të njëjtin tonalitet me flokët e aktores”.