Familja bëhet pjesë e një eksperimenti: Zhvendoset nën kubenë plastike në Siberi

524
Sigal

“Shtëpia nën kube” është pjesë e një eksperimenti për të marrë të dhëna mbi efikasitetin e konsumit të nxehtësisë dhe të dhënat mund të jenë të dobishme për njerëzit që jetojnë në klimat më të ftohta dhe në zona me temperatura vërtet të ulëta.

Një familje ka jetuar brenda një kubeje çeliku në Siberi si pjesë e një eksperimenti të çuditshëm të shkencës.

Familja Litvinov dhe macja e tyre Zack u transferuan në “Shtëpinë nën kube” në parkun industrial Kangalassy në periferi të Yakutsk ku ata do të qëndrojnë deri në verë.

Krijuesit e projektit vendosën të mbulojnë një ndërtesë një-katëshe me një kube çeliku të mbushur me pllaka plastike PVC rezistente ndaj acarit.

Sipas koordinatorit të projektit Pavel Vasiliev, qëllimi i studiuesve është të marrin të dhëna mbi “efikasitetin e konsumit të nxehtësisë, qëndrueshmërinë e strukturës” në kushte të rënda klimatike.

Në të njëjtën kohë, shkencëtarët do të monitorojnë gjendjen fizike të pjesëmarrësve gjatë eksperimentit.

Supozohet se temperatura brenda kubesë do të jetë 20 gradë nën zero, dhe afërsisht 45 gradë nën zero jashtë, në mënyrë që ndërtimi të kursejë karburant për ngrohje dhe të mbrojë shtëpinë nga erërat dhe dëbora.