Sigal

Kohët e fundit rrjeti më i madh social, “Facebook” është duke u hasur me probleme të mëdha që lidhen me privatësinë e përdoruesve.

Meqenëse problemet sa vijnë edhe rriten, ‘Facebook’ ka vendosur të sjellë risi në mënyrë që të joshë përsëri njerëzit.

Nëpërmjet një njoftimi të bërë së fundmi ata njoftojnë se shumë shpejt do të sjellin opsionin ‘unsend’, i vlefshëm për mesazhet.

Nëse keni dërguar një mesazh pa dashje ose jeni penduar që e shkruat, mesazhi do të fshihet nëse personi që ia dërguat nuk e ka parë ende.

‘Whatsapp’ dhe ‘Instagram’ e kanë prej kohësh këtë opsion funksional dhe ‘Facebook’ do e mundësojë shumë shpejt.