Sigal

Këtë javë do të përqendrohem në eklipsin total të Hënës, i cili do të ndodhë në 27 korrik në aksin Luan-Ujor dhe do të ndikojë kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Ujorit, Luanit, Demit, dhe Akrepit të lindur në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Bëhet fjalë për një eklips mjaft të vështirë dhe mund të thuhet se është pika më kritike e korrikut pasi do të jetojmë situata shpërthyese, tensione, ndryshime të papritura dhe ngjarje si në fushën politike dhe sociale ashtu dhe në atë personale. Vëmendje të veçantë gjatë gjithë kësaj periudhe duhet të tregojmë kur ngasim makinën. Njëkohësisht, në 26 korrik Mërkuri fillon kursin e tij retrogradë duke sjellë vështirësi në komunikim dhe pengesa në ambientin e vështirë që ekziston. Të jeni të durueshëm, të ruani gjakftohtësinë dhe jepini kohën e duhur ngjarjeve apo situatave që do të zhvillohen pasi shumë prej atyre nuk do të mbyllen tani.

DASHI

Kursi retrogradë i Mërkurit, në shenjën miqësore për ju të Dashit, nxjerr në sipërfaqe çështje që kanë të bëjnë me jetën tuaj sentimentale si dhe me marrëdhëniet miqësore, ndërsa për ju që jeni prindër mund të lindin keqkuptime si dhe pengesa në komunikimin me fëmijët tuaj. Eklipsi i Hënës në 27 korrik ju vendos përpara planeve dhe projekteve mjaft ambicioze dhe të vështira në realizimin e tyre, të cilat me mund dhe sakrifica do t’ia dilni mbanë dhe rezultatet nuk do të jenë të dukshme menjëherë por në vijim.

Këshillë: Kujdes të veçantë gjatë drejtimit të makinës dhe për shëndetin tuaj.

DEMI

Çështje të së kaluarës që kanë të bëjnë me familjen, por dhe çështje pronësie do të dalin në sipërfaqe me kursin retrogradë të Mërkurit në 26 korrik, ndërsa në 27/7 eklipsi total i Hënës në shenjën e Ujorit do t’ju sjellë ballë për ballë me situata shpërthyese në ambientin profesional dhe familjar veçanërisht juve të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës (rreth datave 22-26 prill). Ju do të përballeni me ndryshime të papritura dhe ngjarje që ndoshta nuk do t’ju pëlqejnë, por mos harroni se universi bën atë që është për të mirën tuaj. Disa prej jush do t’i japin fund situatave që nuk udhëheqin asgjëkund dhe që ju mbajnë të bllokuar.

Këshillë: Mos i dramatizoni gjërat dhe pranoni ndryshimet.

BINJAKËT

Me kursin retrogradë të guvernatorit tuaj Mërkur në 26/7 do të ndjeni se gjërat nuk shkojnë ashtu si dëshironi. Kjo në kombinim dhe me eklipsin total të Hënës në 27/7 që do t’ju shkaktojë frustrim dhe tensione të cilat do të çojnë në konflikte me të afërmit dhe miqtë tuaj, ndoshta për arsye ekonomike. Lajme dhe persona nga e kaluara do t’ju preokupojnë këtë periudhë dhe nuk do të mungojnë pengesat gjatë lëvizjeve apo udhëtimeve të programuara.

Këshillë: Mendohuni mirë para se të jepni fund disa situatave.

GAFORRJA

Çështjet ekonomike dalin në vijë të parë në këtë periudhë, kryesisht ato që lidhen me të kaluarën, të cilat do t’ju stresojnë pasi kërkojnë prej jush zgjidhje të menjëhershme. Mos humbisni qetësinë dhe mundohuni të vendosni rregull në çështjet tuaja sepse me gjithë vështirësitë që ekzistojnë do t’i shikoni rezultatet e përpjekjeve në shtator. Në fushën sentimentale gjërat janë më pozitive dhe me libido. Të rritur, do të rinovoni marrëdhëniet erotike me të dashurin apo të dashurën tuaj. Është koha për të hequr qafe çdo gjë që ndikon negativisht në shëndetin tuaj mendor dhe ju shkakton pasiguri, nëse kjo ka të bëjë me jetën tuaj sentimentale apo sektorin financiar.

Këshillë: Planifikoni më mirë financat tuaja.

LUANI

Eklipsi total i Hënës, përballë jush në shenjën e Ujorit, do të testojë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, kryesisht juve të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës (rreth datave 25-28 korrik). Ndryshime të papritura dhe zhvillim ngjarjesh do të keni si në fushën personale ashtu dhe në atë profesionale, me disa prej jush të cilët do i japin fund një situate për të shkuar më tej. Të gjitha këto nuk do të bëhen në mënyrë të qetë, por përmes tensioneve dhe situatave shpërthyese prandaj kërkohet prej jush të mbani gjakftohtësinë dhe të ruani marrëdhëniet që ju interesojnë duke u dhënë kohën e duhur, pasi situata do të jetë më e qartë në fund të shtatorit. Kursi retrogradë i Mërkurit në shenjën tuaj në 26/7 ju vë në procesin e shqyrtimit të disa situatave dhe sjelljeve, ndërsa njëkohësisht nxjerr në sipërfaqe çështje të së kaluarës.

Këshillë: Tregohuni të kujdesshëm kur drejtoni makinën dhe kujdesuni për shëndetin tuaj.

VIRGJËRESHA

Problemet me të cilat do të përballeni këtë javë do të kenë të bëjnë, në radhë të parë, me ambientin profesional. Situatat dhe ngjarjet do t’ju shkaktojnë stres dhe frustrim, prandaj merrni masat për rregullimin e çështjeve pasi do t’i gjeni përpara më vonë. Kjo periudhë është mjaft e përshtatshme për rishikim apo një kontroll endoskopik, prandaj jepni vetes kohën për të medituar duke përgatitur hapat e mëposhtme. Vështirësi në komunikim, por edhe zhgënjime në sferën sentimentale do të ketë në këtë periudhë, ndërsa nuk do të mungojnë thashethemet apo prapaskenat prandaj mirë është që ju të mos jepni shkak. Mos mbyllni marrëveshje të reja dhe kujdes me bashkëpunimet.

Këshillë: Çlirohuni nga ankthi dhe pasiguria pasi ndryshimet janë në favorin tuaj.

PESHORJA

Gjatë kësaj periudhe do të bëheni mjaft të guximshëm në lidhje me planet dhe projektet tuaja profesionale. Guxoni, por njëkohësisht të jeni të kujdesshëm duke i’u shmangur rrezikut dhe riskut të madh me qëllim që të mos gjendeni të ekspozuar në vijim. Jeta erotike do të karakterizohet nga tensione dhe konflikte ndërsa marrëdhëniet dhe bashkëpunimet kanë nevojë për vëmendjen tuaj. Mos hyni në mosmarrëveshje me miqtë tuaj. Miq nga e kaluara do të shfaqen gjatë kësaj kohe.

Këshillë: Mos humbisni rastet që do të paraqiten.

AKREPI

Preokupimi juaj këtë javë do të përqendrohet në sektorin profesional dhe familjar. Në fushën profesionale do të keni nevojë të bëni një spastrim dhe disa ndryshime për sa u përket bashkëpunimeve tuaja, të cilat do të bëhen me tensione, konflikte dhe do të duhet të kaloni teste të vështira para se të arrini në rezultatin e dëshiruar. Sa i përket ambientit familjar, mos komentoni situatat e së kaluarës dhe mos merrni vendime përfundimtare, gjithashtu të jeni të kujdesshëm në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me pronat, ndoshta nuk është momenti i përshtatshëm. Disa prej jush do të shikojnë marrëdhëniet të testohen dhe të arrijnë në momente kritike ku do të diskutohet vazhdimi i tyre. Vëmendje të veçantë duhet të kushtoni në të gjitha fushat ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës (rreth datave 26-30 tetor).

Këshillë: Kujdesuni për shëndetin dhe gjatë lëvizjeve me makinë.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj periudhe do të ndjeni se diçka nuk shkon mirë në marrëdhëniet apo bashkëpunimet tuaja, bëhet fjalë për pengesa, për mungesë komunikimi apo për anulim të çështjeve që ju interesojnë. Bëni durim deri në 19 gusht dhe shfrytëzoni këtë periudhë për të bërë ndryshime në fushën profesionale, madje disa nga ju mund të ndryshoni drejtim apo karrierë në vijim. Me eklipsin total të Hënës në 27/7 shmangni tensionet dhe konfliktet me të afërmit tuaj dhe njëkohësisht të jeni të kujdesshëm gjatë udhëtimeve. Shumë nga ju do të bëni pushime në vende që keni shkuar dhe herë të tjera.

Këshillë: Shmangni sporte të rrezikshme.

BRICJAPI

Fokusi i interesit në këtë periudhë është në financat tuaja. Me kursin retrogradë të Mërkurit është koha të rregulloni çështjet financiare dhe detyrimet ndaj bankave, tatimeve bashkëpunëtorëve, etj, por në asnjë mënyrë të mos nënshkruani marrëveshje apo kontrata të reja. Eklipsi total i Hënës në 27/7, nga ana tjetër, ju ballafaqon me realitetin e ashpër në financat tuaja. Kujdes se si do të silleni, identifikoni gabimet tuaja, shmangni shpërdorimet dhe ndaloni përdorimin e praktikave të vjetra në fushën financiare.

Këshillë: Përballoni pasigurinë tuaj dhe rishikoni planin financiar.

UJORI

Tashmë jeni të munduar dhe të lodhur nga situatat kohët e fundit, kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, por eklipsi total i Hënës në shenjën tuaj në 27/7 vjen t’ju tundë nga themelet. Pothuajse të gjitha fushat e jetës do të preken, por kujdesin më të madh duhet t’ia kushtoni vetes. Në radhë të parë kujdesuni për shëndetin dhe së dyti kontrolloni sjelljen tuaj pasi mund të humbisni kontrollin duke shkaktuar çarje dhe konflikte serioze të pakorrigjueshme në marrëdhëniet apo bashkëpunimet tuaja. Një gjë është e sigurt se ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës (rreth datave 22-25 janar) do të keni ndryshime të vështira që nuk do t’ju pëlqejnë në fillim, por universi ka plane të tjera për ne mjaft që ne ti pranojmë, të shikojmë anën pozitive dhe të ecim përpara.

Këshillë: Kujdes gjatë drejtimit të makinës

PESHQIT

Do të jeni duke rishikuar vendimet dhe aktivitetet që lidhen me punën dhe karrierën tuaj. Pengesat dhe mungesa e komunikimit mbizotërojnë në ambientin tuaj të punës gjatë kësaj periudhe. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos hyni në mosmarrëveshje apo në konflikte. Prapaskenat nuk do të mungojnë dhe disa do të duan të përfitojnë duke ju tërhequr qilimin nën këmbët tuaja. Kujdesuni për çështjet shëndetësore të së kaluarës që bazohen në stres, ankth apo në gjendjen jo të mirë psikologjike dhe mos lejoni të bëhen kronike.