Sigal

Për muajin korrik priten dy takime për t’u shënuar në agjendë, nëse jeni të apasionuar pas fenomeneve optiko-astronomike.

Të premten, më 13 korrik do të jetë eklipsi i pjesshëm i Diellit, ndërsa për 27 korrikun do mund të shihet një eklips i bukur hënor.

Për të parë eklipsin diellor duhet të jesh në hemisferën australiane: Hëna nuk nuk arrin të mbulojë plotësisht diskun diellor, duke lënë të lirë një pjesë.

Për të shijuar ‘spektaklin’ duhet zgjim në agim, pasi maksimumi i eklipsit është parashikuar në orën 5.01 të mëngjesit dhe vizibiliteti më i mirë do të ndodhë në Hobart të Tasmanisë, ndërkohë që do mund të shihet më pak në Australi deri në një pjesë të Antarktidës.

Eklipsi i plotë hënor do të pritet të jetë një ndër më të gjatët gjatë shekullit, pasi do të zgjasë plor 103 minuta. Mund të shihet edhe në Europë, duke nisur nga ora 21.00 sidomos në vende të errëta si:plazh, çati, ballkone, etj.

Një tjetër eklips i pjesshëm i Diellit është parashikuar të ndodhë më 11 gusht në Arktik, por kush do të ndodhet në Capo Nord të Norvegjisë, do të mund ta shohë.

Takimi më i shumë pritur do të jetë me eklipsin total të diellit më 2 korrik të vitit që vjen.

Për këtë rast, Observatori i Jugut të Europës me seli në Kili do hedhë në treg 300 bileta, duke nisur që nesër, në 13 korrik, për të parë nga afër eventin natyror.

Biletat do jenë në shitje në Esoshop, shkruan tgcom.it

Në atë datë, Hëna do të mbulojë diskun diellor, duke kthyer ditën në natë, me një eklips total të Diellit që mbulon një fashë me diametër rreth 150 km në Kili.