E jashtëzakonshme, gjendet thesari i fshehur pas 600 vjetësh

766
Sigal

Një arkë e shekullit të 14-të, që përmban më shumë se 550 monedha ari të rralla dhe argjendi që potencialisht kanë vlerën e  150,000 paund, është zbuluar në Buckinghamshire nga një grup amatorë zbuluesish metalesh.

Gjetja përfshin 12 monedha shumë të rralla të arit që nga koha e Vdekjes së Zezë dhe mendohet të jetë një nga sasitë më të mëdha të gjetura në Mbretëria e Bashkuar në dekadën e fundit.

Monedhat mbahen në një muze derisa të vlerësohen zyrtarisht dhe më pas do të shiten. Të ardhurat do të ndahen midis gjetësve dhe pronarit të tokës.

Katër personat që i zbuluan ato,  fillimisht gjetën 557 monedha n në një fushë në Buckinghamshire, që i përkisnin periudhës së Edëardit të I dhe II.

Por burrat vazhduan gërmimet dhe gjetën monedhë pas monedhe në të njëjtin vend.

Ditën e parë gjetën 276 monedha argjendi dhe nëntë ari. Monedhat e argjendta besohet të jenë nga  periudha e sundimit të  Eduardit I dhe II – 1272 deri në 1327 – Thesari dyshohet se është fshehur nga një person i pasur më shumë se 600.