E dinit?! 20 qershori, Dita Botërore e Refugjatëve

111

20 Qershori, i cili shënon Ditën Botërore të Refugjatëve u vendos nga Kombet e Bashkuara për të kthyer vëmendjen e reflektuar rreth miliona familjeve të cilat çdo vit detyrohen të lënë shtëpitë e tyre nga kërcënimet persekutimi dhe konfliktet e dhunshme.

Kjo ditë na sjell ne vemendje të gjithëve se refugjatët si individë me dinjitet, të drejta dhe nevoja kanë nevojë për mbështetje njerëzore dhe institucionale.
Institucioni i Avokatit te? Popullit, ne? pe?rputhje me mandatin e tij kushtetues pe?r mbrojtjen e te? drejtave, lirive të njeriut, punon ngushtësisht me UNHCR dhe aktorë të tjerë në Shqipëri për respektimin e plotë të të drejtave të këtyre personave në pajtim me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe veçanërisht Konventën lidhur me Statusin e Refugjatëve.

Shqipëria dhe shqiptarët e dinë mirë se çfarë do të thotë të ikësh nga familja, shtëpia, dhe atdheu dhe mikëpritja dhe respekti i tyre për këtë kategori buron edhe nga kjo përvojë historike.

Nga ana tjetër apelimi në këtë ditë të rëndësishme është për të punuar më shumë për vendin, për të bërë që sidomos të rinjtë dhe profesionistët ta ndërtojnë të ardhmen në atdheun e tyre.