Dreri kurioz, godet dhe shkatërron një tjetër dre prej lodre

628
Sigal

Ky është momenti kur një dre godet me brirë me fuqi atë që duket sikur të ishte një dre i vërtetë dhe pa mendje por që pas kësaj zbulon se dreri ishte fals pasi përfundon në tokë i ndarë në dy pjesë.

Një gjahtar vëzhgoi nga një pikë e favorshme ndërsa dreri duke menduar se ‘i ngjashmi’ me të nuk e kishte mendjen e sulmon ndërsa dreri fals përfundon i ndarë në dysh në mes të barit.

Klipi plot humor u filmua në një pyll në Verona, afër, Ohio.

Dallohet dreri kurioz i cili afrohet dhe shpejt bëhet e qartë se ai është i interesuar për kafshën plastike të rreme dhe e inspekton atë nga një distancë për disa sekonda.

Drerët e mashtrimit përdoren nga gjahtarët për të joshur  kafshë që përndryshe mund të kalojnë pa u vënë re. Dhe fiks ky dre u bë kurioz nga një i ngjashëm prej plastiku dhe u afrua për të kuptuar se për çfarë bëhej fjalë.