Doni të nisni bashkëjetesën? Urime, por duhet të dini ca gjëra fillimisht

1077
Sigal

Pas një periudhe kohore që jeni së bashku bashkëjetesa është një gjë e natyrshme dhe që vjen në mënyrë organike. Ose të paktën kështu mendoni.

Por ata që kanë eksperiencë lidhur me këtë çështje thonë se ka të paktën 7 gjëra që duhet t’i dini para se të jetoni së bashku, në këtë mënyrë mund të shmangni ndonjë paranojë.

Bashkëjetesa nuk është një hap si gjithë të tjerët dhe është normale të kesh frikë

Kur fillon bashkëjetesën nuk firmos një kontratë që thotë se jeni i lidhur me personin tjetër deri në fund të jetës, por kjo nuk do me thënë se nuk është një ndryshim radikal dhe si të gjitha ndryshimet e tjera mund të shkaktojë frikë. Në fund të fundit, të braktisësh hapësirat e tua dhe zonën tënde të komfortit për të ndarë gjithçka, edhe pse me personin që do, nuk është pak. Përfshin sakrifica, përshtatje dhe kompromise, por që balancohen nga momente të ëmbla dhe argëtuese.

Raporti ndryshon

Sigurisht që para se të nisni bashkëjetesën ju së bashku me partnerin keni arritur një bashkëpunim dhe mirëkuptim të pakapërcyeshëm dhe ekziston frika se bashkëjetesa mund të prekë ekuilibrat dhe problemet e jetës së përditshme të bëhen shkak për prishjen e tyre. Të kesh një hapësirë ‘tonën’ në këtë kuptim është një provë për bashkëjetesën, pasi, edhe pse mund të duket banale, nëse nuk ka dashuri, kompromiset dhe sakrificat në fund bëhen të padurueshme.

….Dhe grindjet

Harrojini grindjet ekzistenciale dhe pasionante që zgjasin me ditë të tëra, kur jetoni së bashku, një grindje serioze zgjat gjysmë ore dhe me shumë mundësi ka lindur nga një palë të mbathura të lëna për tokë ose për ca plehra që nuk janë hequr nga kuzhina.

Mësohesh me shtëpinë e re më shpejt se sa mendon

Nëse nuk keni lëvizur më parë, do ta vuani largimin nga shtëpia ku jeni rritur. Do t’ju duket sikur keni nevojë për shumë kohë që të mësoheni me ambientin e ri, por pas disa ditësh do tëkeni ndjesinë sikur ajo ka qenë gjithë jetën shtëpia juaj dhe mezi do t’ju pritet të shkoni ta shijoni.

Zbuloni tek personi që keni në krah një anë tjetër, edhe pse keni shumë kohë së bashku

S’ka rëndësi sa kohë kanë së bashku dy njerëz para se të bashkjetojnë, të jetuarit bashkë zbulon anë të panjohura dhe të papritura të karakterit të të dyve për fat të mirë! Sepse edhe nëse bëhet fjalë për anë negative (p.sh për një paaftësi totale për të kuptuar një lavatriçe, çdo referencë ndaj fakteve dhe njerëzve është thjesht rastësie) është gjithmonë mirë të kuptoni se keni ende shumë gjëra për të zbuluar për pesonin që mendonit se e njihnit si xhepat tuaj.

Kujtohuni gjithmonë të konturoni hapësirat tuaja

Kur ankthi fillestar i hyrjes në shtëpi i ka lënë vend entuziazmit, muajt e parë do t’i jetoni në simbiozë të plotë me njëri-tjetrin, orë e sekond të pandarë. Sigurisht është gjithmonë bukur të jeni bashkë, por pas një farë periudhe është…shumë! Por edhe të gdhendësh hapësirat e tua është pak më e vështirë se sa mendoni sepse pas orësh të gjata pune nuk do të donit të bënit ato gjëra që partneri fare mirë mund t’i bënte vetë. Nga ana tjetër, një banjë e ngrohtë ose Yoga, leximi i një libri dhe pak kohë vetëm për veten i bën mirë bashkëjetesës.

Dollapet nuk mjaftojnë kurrë

E keni dëgjuar ndonjëherë mamanë apo gjyshen tuaj të thotë se dollapët në shtëpi nuk mjaftojnë kurrë? Këtu kanë të drejtë. Madje, i kanë rënë pikës. Dhe ndoshta është pikërisht dollapi gjëja më e vështirë për t’u ndarë, sepse….”Zemër, ku t’i vendos 30 palë këpucët e mia?”