Sigal

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth Hënës.

Turisti i rrallë hapësinor do te jete miliarderi japonez Yusaku Maezawa.

Manjati i modës online tha se ishte zgjedhja e tij të shkojë në hënë, një dëshirë kjo, e cila falë Muskut, nuk do të mbetet më thjesht e tillë, por do të kthehet në realitet.

Misioni është planifikuar në vitin 2023, dhe do të përbëjë udhëtimin e parë të një njeriu në hënë që prej 1972-shit.

Por ndërkohë, ai mbështetet në një raketë, e cila nuk është ndërtuar ende.

Miliarderi 42-vjeçar pritet të niset nga Rocket Big Falcon (BFR), një sistem nisjeje që u zbulua nga Musk në vitin 2016.