Disa pajisje që nevojiten për ngjitjen e një mali

1664
Sigal

Nëse keni planifikuar që me ardhjen e pranverës dhe me ngrohjen e kohës të bëni Hiking ose si quhet ndryshe ngjitje në mal, me siguri pyesni veten se çfarë duhet të merrni me vete.

Nëse është një majë e lartë ajo që do të ngjisni me siguri edhe koha e nevojshme për të përfunduar me sukses ngjitjen është e lartë mund t’ju duhen nga 2 orë minimum deri në 16 orë.

Kjo përvojë mund të kthehet në fantastike nëse shoqërohet nga një grup njerëzish dhe ushqime të shijshme madje edhe nga objekte që ju ndihmojnë të luani dhe argëtoheni në momente çlodhjeje.

Disa pajisje pa të cilat nuk do të mund as ta mendonit ngjitjen e një mali janë:

1. Këpucë të përshtatshme për terren të thepisur apo edhe të rrëshkitshëm

2. Një çantë shpine e cila do të mbajë domosdoshmërisht ujë disa çokollata, disa vakte ushqimi të parapërgatitura dhe pse jo fruta të thata.

3. Letra për të luajtur në momentet e pushimit, ose edhe një top për argëtim maksimal.

4. Një shkop që do t’ju lehtësojë lodhjen gjatë ngjitjes

5. Një aparat fotografik për të fiksuar gjithçka në imazh

6. Përse jo një çadër e cila mund të ngrihet diku për të kaluar një mbrëmje të mrekullueshme në natyrë

7. Mjete të higjenës personale dhe të ndihmës së shpejtë duke qenë se flitet për një udhëtim i cili mban disa orë

Dhe me kaq shijoni ngjitjen!