Disa nga krijimet më të veçanta të arkitekturës

622
Sigal

Arkitektët gjithmonë arrijnë të na befasojnë me modelet e tyre të ndërlikuara dhe inovative të shpikjeve në banesa.

Disa shfaqin zgjuarsinë e tyre duke krijuar funksionalitete unike në shtëpitë që ata i projektojnë, të tjerët demonstrojnë modele godinash të pa para kurrë më parë.

Kohët e fundit, arkitektja, Karina Wiciak nga studioja Wamhouse demonstroi dizajnet e pazakonta të shtëpive të cilat i mblodhi të gjitha bashkë në një album.

Ngjajnë si logo por në realitet janë godina të mirëfillta të cilat janë ndërtuar edhe në peizazhe të përshtatshme me të cilat ato kombinojnë më së miri.

Një prej tyre quhet trihouse merr një formë trekëndëshi dhe i ngjan logos së Adidas.

Dizajni i shtëpisë është përfunduar me tre mure të zhdrejtë prej betoni të ndara me panele qelqi të mëdha. Një tjetër shtëpi ka formën e një rombi vendosur në një mjedis plot gjelbërim.

Një tjetër godinë ka konture të ngjashme me ato të një mali.