Dhuratë për bletët, ky është qyteti që i ka pajisur stacionet e autobusëve më lule

516
Sigal

Çatitë e stacioneve të autobusëve në një qytet janë mbuluar me bimë, të cilat janë një formë dhurate për bletët.

Vendosja e bimëve në stacione është bërë në një qytet në Holandë ndërsa thuhet se rreth 316 vendndalime autobusësh janë pajisur me këtë bimësi.

Lulet e vendosura jo vetëm që ndihmojnë biodiversitetin e qytetit me tërheqjen e bletëve, por gjithashtu kapin grimcat e pluhurit dhe rujajnë ujin e shiut.

Për bimët në çatitë e stacioneve kujdesen disa punëtorë që lëviznin me makinë elektrike ndërsa të gjitha vendndalimet janë të pajisur me drita që kursejnë ergji se dhe stola të bërë me dru bambuje.

Masat e reja vijnë në kuadër të iniciativës së marrë nga Utrecht në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e ajrit.