Në kohët që jetojmë është e pamundur të mendohet jeta pa këtë produkt të domosdoshëm. Antidjersa të shpëton jetën! Është me shumë mundësi produkti më i përdorur sidomos gjatë stinës së verës.

Pjesa më e madhe e hedhin antidjersën në mëngjes përpara se të dalin nga shtëpia dhe e riaplikojnë gjatë ditës sipas nevojës, por sipas studimeve kjo është e gabuar.

Mënyra e duhur për ta përdorur antidjersën është në darkë.

Nëse e aplikojmë produktin në këtë mënyrë do të arrijmë mbylljen e poreve nga të cilat del djersa dhe rrjedhimisht nuk do të djersijmë. Në mëngjes na ngelet vetëm të vishemi dhe ta vazhdojmë ditën.

Përdoreni njëherë këtë mënyrë se ndoshta do të ketë rezultat dhe nëse nuk funksion atëherë rikthehuni tek rutina juaj e zakonshme!