Sigal

Delfini femër Honey, 46 pinguinë (por edhe zvarranikët dhe qindra peshq) jetojnë për muaj të tërë të braktisur në një park ujor në qytetin japonez të Choshi, në lindje të Tokios. Qendra mbylli dyert e saj në janar të vitit të kaluar për shkak të rënies së vizitorëve. Pinguinët – kanë denoncuar organizatat e të drejtave të kafshëve – janë të mbuluar me pluhur dhe të rrethuar nga mbeturinat, ndërsa delfini kufizohet në një rezervuar të vogël. Që atëherë, disa kafshë janë zhvendosur në kopshte të tjera, por Honey dhe 46 pinguinët kanë mbetur.

Punonjësit e strukturës kanë vazhduar t’i ushqejnë ato rregullisht, deklaroi OJQ ‘Save the Ocean”. E cila, megjithatë kërkon transferimin e menjëhershëm të kafshëve. Honey, që ishte një nga atraksionet e parkut, u kap në vitin 2005 pranë Taijit, qytetit i famshëm për gjuetinë e saj vjetore të delfinëve, që u raportua në dokumentarin fitues të çmimit Oskar The Cove.