Sigal

Drita dhe ngjyrat janë dy elementet kryesorë që i nevojiten një shtëpie. Çdo ngjyrë tregon diçka për ju. Duke qenë se ngjyrat reflektojnë emocionet dhe ndjenjat, ka një shpjegim qe lidhet me çdo ngjyrë dhe karakterin e gjithësecilit. 

Mure në ngjyrë të kuqe

Je një njeri i veprimit dhe kërkon vëmendje.

Muret në ngjyrë portokalli 

Këta njerëz janë përgjithësisht ambiciozë dhe të bëjnë për të qeshur.

Muret në ngjyrë të zezë 

Je një njeri që adhuron elegancën dhe lufton për fuqi.

Muret në ngjyrë të bardhë

Simbolizojnë një njeri që i sheh gjërat qartë dhe pastër.

Muret në ngjyrë blu 

Janë shembull i një njeriu që është besnik dhe të cilit mund t’i besohet pa frikë.

Muret në ngjyrë të verdhë

Shprehin optimizëm dhe lumturi.

Muret në ngjyrë vjollcë

Flasin për një person që beson në zhvillim dhe që gjithmonë ka një zgjidhje për problemet.

Muret në ngjyrë jeshile 

Lidhen me një njeri që dashuron natyrën dhe është i pjekur.