Sigal

Ekziston një marrëdhënie neurologjike midis pikave specifike në trupin tonë dhe organeve. Veshët p:sh na ndihmojnë të mësojmë rreth kushteve tona shëndetësore dhe madje të parashikojmë gjendje apo sëmundje të ndryshme.

Më poshtë do të njiheni me disa informacione interesante rreth veshëve, që do t’ju ndihmojnë të kuptoni më shumë për veten dhe gjendjen e shëndetit tuaj.

Çfarë na zbulojnë veshët tanë?

Ata shërbejnë si identifikuese. Kur lindim, veshët tanë janë të formuar plotësisht. Ata nuk ndryshojnë kur rritemi, edhe pse lobi i veshit zbret pak.

Gjenet recesive ose dominante. Sipas një studimi, lobi i veshëve që është i ngjitur me pjesën e kokës është tipar recesive. Lobi i veshëve që është i hapur apo i ndarë nga pjesa e kokës është një tipar dominant.

Sëmundjet koronare. Nëse keni një rrudhë diagonale në veshin tuaj (tek pjsa e lobit), ka të ngjarë të vuani nga sëmundjet koronare.

Mungesa e vitaminave dhe kalciumit. Nëse veshët tuaj kanë një ngjyrë shumë e zbehtë, kjo mund të nënkuptojë që trupi juaj ka nivel të ulët të vitaminave dhe kalciumit.

Probleme të veshkave. Nëse veshët tuaj janë të kuq në pothuaj gjatë gjithë ditës, kjo mund të tregojë se keni probleme në veshka.

Çrregullime të trurit. Nëse veshët tuaj kanë një ngjyrë të kuqe të thellë, kjo mund të jetë një tregues i humbjes së kujtesës, dhimbjeve të vazhdueshme të kokës ose problemeve të trurit.

Inflamacioni i kërcit të veshit është një simptomë specifike e një sëmundjeje të quajtur polychondritis.