Sigal

Në SHBA është një ujëvarë e cila fsheh një flakë që është praktikisht e pa shuajtshme. Cili është misteri?

Edhe pse e dimë mirë që uji është në gjendje të shuajë zjarrin, në SHBA ekziston një kaskadë, brenda së cilës ndodhet një flakë që deri më sot është konsideruar si e pa shuajtshme.

Flaka e përjetshme siç është pagëzuar, ndodhet mes ujërave të kaskadës se Chestnut Ridge Country Park, një rezervat natyral në jug të Bufalos-s në shtetin e New York-ut.

Sipas një studimi të Indiana University, fenomeni i çuditshëm i detyrohet faktit se flaka, nja 30 cm e lartë ndodhet mbi një qeskë të madhe gazi metan që ndodhet rreth 400 metra poshtë që ngjitet lart i shtyrë nga temperaturat që më pas arrin të pluhurzojë shkëmbinjtë, në vend që të dalë drejtpërsëdrejti siç ndodh zakonisht.

Ndërkohë për fenomenin nuk kanë munguar sigurisht edhe legjendat, dhe sipas njërës, asaj më të besuar dhe përhapur, flaka përfaqëson një shpirt indian, pasi territoret e Chestnut në fakt kanë qenë të banuar fillimisht nga ta dhe që më pas janë dëbuar nga europianët që erdhën aty. Banori i fundit indian që mbeti aty e ndezi zjarrin si dëshmi të ekzistencës së tyre në atë vend.