Sigal

Për katër fundjava këtë verë, Ura e Lirisë së Budapestit në shekullin e 19-të është e mbyllur ndaj trafikut, duke u bërë kështu një hapësirë ​​e lirë urbane për hungarezët dhe turistët për të pirë verë, të relaksohen  dhe të shijojnë erën e butë të verës mbi lumin.

“Ka një rrjedhë dhe dinamikë shumë të veçantë këtu,” shprehet Zita Demeter, një mësuese e yogas që mësoi një nga mësimet në mëngjes.

“Njerëzit mund të lidhen me rrjedhën e Danubit, atmosfera e Budapestit … dhe ura si një simbol është gjithashtu i pranishëm në yoga pasi ndihmon për t’u lidhur”.

Tanimë festivali i urës, aq popullor edhe me turistët është bërë një ngjarje e rregullt.

“Ne kemi menduar të bëjmë një hapësirë ​​publike ku asgjë nuk kushton para,” thotë Benjamin Peter, koordinatori i projektit. “Gjithkush mund të sjellë vetë (ushqimin dhe pijen) dhe mund të ndajnë nëse duan”.

Më vonë gjatë ditës, ura transformohet përsëri, pasi një koncert i muzikës swing merr përsipër duke nxitur disa çifte për të kërcyer, ndërsa të tjerët ulen në shtylla, duke pirë verë dhe duke biseduar.

Sa prej jush tani, do donit realisht të ishin atje?