Sigal

Një fotograf ka kapur momentin tronditës kur një kalë i egër hedh brutalisht në tokë rivalin e tij, duke e kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera mes pluhurit që ngjitet në ajër.

Imazhet mahnitëse, të marra nga fotografi profesionist Jami Bollschweiler, tregojnë dy kuajt meshkuj që sulmojnë njëri-tjetrin shkretëtirën perëndimore në Utah më parë këtë muaj.

Bollschweiler thotë se zakonisht kuajt largojnë meshkujt e tjerë nga tufa, por për shkak të pakësimit të rezervave të ujit, ata janë të detyruar të bashkohen në zona të ngushta.