Babai i vetëm adopton foshnjën e refuzuar nga 20 familje

153

Nuk ka asgjë më të lezetshme për shpirtin sesa të lexosh histori për fëmijë të braktisur, të cilët më në fund gjejnë një familje që kujdeset.

Vetëm muajin e kaluar, Bored Panda shkruajti për një çift homoseksual që adoptoi një fëmijë me HIV pozitiv.

Tani është koha që ju të takoni Luca Trapanese një burrë nga Italia që po sfidon stereotipet e çdo lloj tipi, të fesë dhe familjes pasi në vitin 2017, 41-vjeçari adoptoi vajzën e tij Alba, kur ajo nuk ishte as një muaj.

Historia e Lucas është bërë virale për disa arsye njëra prej tyre është se Luca është gay dhe beqar dhe shërbimet sociale në Itali zakonisht nuk u japin kujdestari burrave single, homoseksualë.

Luca Trapanese një beqar 41-vjeçar nga Italia e adoptoi Albën kur ishte vetëm 13 ditë. Vajza e vogël ka Sindromën Daun dhe u dha për birësim nga nëna e saj për shkak të sindromës.

Nuk ishte e lehtë të gjendej një familje e re për Albën pasi 20 familje e refuzuan atë kur ishte e porsalindurin për shkak të gjendjes së saj. Por për fat të mirë, Luca u ofrua dhe jeta e Albës ndryshoi përgjithmonë.