Sigal

Forcat ajrore të SHBA-së, po zhvillojnë brezin e ardhshëm të avionëve që do të ruajë superioritetin në qiejt e botës. Projekti i ri duket shumë më i kushtueshëm se të mëparshmit, sipas buxhetit të kongresit. Plot 300 milionë dollarë, tri herë më shumë se F-35A Lightning II Joint Strike Fighter.

Një nga konceptet që priten të zhvillohen është një avion i rrethuar nga një tufë dronësh të cilët vërsulen të sulmojnë shënjestrën para se të arrijë avioni luftarak.

Me qindra dronë të vegjël mund të hidhen njëherësh nga avioni amerikan i së ardhmes, e të përdoren për mundësi të ndryshme, që nga bllokimi i armikut e deri te një hetim i plotë i terrenit.

Një tjetër teknologji që diskutohet është avioni që mund të kalojë sipër një qyteti, dhe pa hedhur asnjë bombë, të arrijë të shkaktojë bllokim të plotë të rrjetit të elektricitetit dhe të komunikimit.