Artisti bullgar Daniel krijon një llambë në 3D, duket si një dragua që fryn zjarr

728
Sigal

Ndërsa ditët që çojnë drejt fundit të episodit të fundit të The Game of Thrones po përfundojnë, miliona fansa janë duke u ankuar kudo munden për këtë fund sezoni për shkak se edhe cilësia e pamjeve është e jashtëzakonshme dhe këtë askush nuk mund ta mohojë.

Ndër pamjet më të mrekullueshme të këtij sezoni të fundit është me siguri edhe skena e fluturimit të dragonjve gjigantë të cilët lëshojnë vazhdimisht zjarr nga goja e tyre.

I frymëzuar nga një nga simbolet më ikonike të shfaqjes, artisti bullgar Daniel i Kvant krijoi një llambë në 3D që duket si një dragua që fryn zjarr.

25cm i lartë dhe 25cm i gjatë, llamba u krijua duke përdorur teknologjinë 3D të printimit dhe është në shitje për 63.59 dollarë.

Ju mund ta kapni një në dyqanin në etsy të Daniel, megjithëse duhet të keni parasysh se numri i tyre është i kufizuar.