Arsyet e frikshme pse nuk duhet ta përdorni më mikrovalën për të ngrohur ushqimin!

2003
Sigal

Mikrovala është e pranishme në më shumë se 90% të familjeve, për shkak të kapacitetit të tyre për të gatuar dhe për të ngrohur ushqime shumë shpejt. Falë lehtësisë së saj, shumica e njerëzve e përdorin këtë pajisje pa asnjë dyshim lidhur me efektet që ajo ka në organizmin tonë. Megjithatë, e vërteta është se ju duhet ta rishikoni zgjedhjen tuaj të përdorimit të mikrovalës, sepse sipas studimeve të fundit ajo rezulton si një nga gjërat më të rrezikshme që mund të përdorni për të gatuar ushqimin tuaj.

Si mund të jetë mikrovala e rrezikshme?

Në brendësi të mikrovalës gjenden 2.45 miliardë hertz, që është në rregull për aq kohë sa mikrovala është e re. Megjithatë, kur vjetërohet dyert ndryshken dhe fillojn të rrjedhin. Shuma e frekuencës që mjafton për të dëmtuar trupin tonë është 10 hertz. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur gatuani me mikrovalë,pasi efekti negativ që ajo ka mbi trupin nuk kuptohet deri sa të jetë shumë vonë për ne që të rikuperojmë pasojat.

Si një mikrovalë mund ta dëmtojë trupin tonë?

  • Sistem imunitar i dobësuar.
  • Ul rezistencën ndaj infeksioneve virale dhe bakteriale.
  • Shkakton difekte në lindje te fëmijët, nënat e të cilëve e kanë përdorur atë si mjet për të ngrohur ushqimin.
  • Shkakton kancer.

Çfarë dëmtimesh sjell mikrovala për ushqimin tonë?

Thyen lidhjet molekulare dhe kimike. Sipas studimit të Hans Herte, një shkencëtar zviceran, ushqimet e gatuara në mikrovalë humbasin vlerat ushqese. “Nuk ka atome, molekula apo qeliza të ndonjë sistemi organik të afta për të përballuar një “pushtet” kaq të dhunshëm, shkatërrues për një periudhë të zgjatur kohe, madje as në gamën e energjisë së ulët të milivatëve … Kjo është mënyra se si prodhohet nxehtësia e gatimit me mikrovalë – ushtrohet “dhunë”  në molekulat e ujit. Strukturat e molekulave janë shkatërruar, molekulat janë deformuar me forcë (isomerizëm strukturor) dhe kështu janë dëmtuar në cilësi,” vuri në dukje ai.

Rrezatimi nga mikrovala shkatërron dhe deformon ushqimin e molekulave, të cilat krijojnë komponentë radioaktiv të rrezikshëm. Qumështi i gjirit i futur në mikrovalë humbet  96 % të antitrupave të saj.

Një studim i vitit 1992 nga revista “Kërkimi për Shëndetin” ka studiuar efektet e pjesëmarrësve që konsumojnë ushqimet rregullisht në mikrovalë. Ata përjetuan:

  • Rritje e niveleve të kolesterolit
  • Rritje e hemoglobinës duke shkaktuar anemi.
  • Rritje e leukociteve (duke shkaktuar helmim dhe dëmtim qelizor)