Arkeologët zbulojnë likerin 2,000 vjeçar

495
Sigal

Arkeologët në Provincën Henan të Kinës qendrore derdhën një materie të lëngshme nga një tenxhere prej bronzi e cila u zbulua në një dinasti në Han-in Perëndimor (202 vite Para Krishtit) e cila kishte një aromë të theksuar vere.

“Janë 3.5 litra lëng në ngjyrë të verdhë transparente, që vijnë erë verë”, tha Shi Jiazhen, Kreu i Institutit të Relikeve Kulturore dhe Arkeologjisë në qytetin Luoyang.

Ai tha se përmbajtja e zbuluar duhet t’i nënshtrohet hulumtimeve të mëtejshme laboratorike në mënyrë që ekipi të mund të konstatojë me saktësi përbërësit e lëngut.

Një varg i madh i enëve prej argjile të pikturuara me ngjyra dhe objekteve prej bronzi u zbuluan gjithashtu nga varri, i cili shtrihej në një sipërfaqe prej 210 metrash katrorë.

Ai tha se ata do të bëjnë kërkime laboratorike mbi artikujt e gjetur në dhomën kryesore të varrit.

Vera e orizit me moshë të ngjashme ishte gjetur më parë në varret e tjera që datojnë në epokën e Hanit Perëndimor.

Pijet alkoolike të bëra nga orizi ose drithërat ishin një pjesë e madhe e ceremonive dhe sakrificave, rituale në Kinën e lashtë.

Shi tha se tenxheret prej bronzi që përmbanin lëngun janë një nga dy sendet e mëdha prej bronzi të zbuluara në këtë varr.